Ekonomia shqiptare, ekspertët: Kriza e Eurozonës edhe tek ne

Thellimi i krizës ekonomike në Eurozonë pritet të jetë një problem serioz për ekonominë shqiptare. Ekspertët e ekonomsisë deklarojnë se pasojat e para do të jenë në uljen e nivelit tëvrritjes ekonomike dhe uljen e numrit të punësuarve.Ardian Civici ekspert ekonomie shprehet se situata në Eurozonë paraqitet mjaft e vështirë.
“Nëse partneri ynë kryesor siç është BE dhe shtetet e veçanta të tij me të cilat kemi lidhje, çdo përkeqësim i situatës ekonomike e financiare në këto vende do të ketë ndikim të dukshëm në ekonomi”, u shpreh ai.
Aanstas Angjeli ish-ministër ekonomie dhe njëkohësisht rektor i UMSH, thekson se një zgjidhje do të ishte kufizimi i shkëmbimeve tregtare me Greqinë dhe Italinë dhe rritja e shkëmbimeve tregtare me vende si Gjermania apo Franca.
“Duke qenë që vazhdon të thellohet, do të rritet ndikimi i saj në ekonominë dhe financat shqitpare, pa hqeur dorë nga bashkëpunimi dhe roli me italinë dhe greqinë, biznesi shqiptar duhet të orientohet edhe me partnerë të tjerë të rëndësishëm evropianë”, nënvizoi Angjeli.
Zef Preçi një njohës i mirë i ekonomisë shprehet se kriza në Europë do të ulë nivelin e rritjes ekonomike, e cila parashikohet të jetë jo më shumë se 3. 4 për qind
“Ekonomia shqiptare në 2-3 vitet që vijnë pritet të ketë rritje ekonomike të ngadalshme, deri nga 2014-2015 rritja ekonomike nuk do të kalojë shifrat 3.5%”, ka theksuar ai.
Shumë vende fqinje, por që kanë edhe marrdhënie më të shumta tregtare me Shqipërinë si Greqia apo Italia ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike si shkak i nivelit të lartë të borxhit publik.