E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja e borxheve greke, forcohet euro me gati 2 pikë ndaj lekut

Monedha e përbashkët euro është forcuar në tregun vendas të këmbimit, për shkak të vlerësimit të saj në tregjet ndërkombëtare, pasi BE i dha zgjidhje krizës së borxheve në Greqi. Një euro është këmbyer dje në tregun vendas të këmbimit me 141.7 lekë, ndërsa në fillim të javës që shkoi këmbimi i valutës së përbashkët me lekun ishte në kuotën e 140.3 lekëve. Rritja me gati 1.5 pikë, sipas ekspertëve në zyrat e këmbimit valutor erdhi pas rritjes së vlerës së tregjet ndërkombëtare. Luhatjet e paparashikuara në tregun e monedhave si dhe pritshmëritë për të ardhmen. Ndaj edhe ekspertët rekomandojnë që të kihet kujdes në përzgjedhjen e monedhës për kredimarrësit. Qytetarët dhe bankat këshillohen nga Banka e Shqipërisë që ta shohin lekun si një mundësi për kredi dhe depozita, si një masë për uljen e riskut dypalësh. Shqiptarët duhet të marrin në konsideratë përdorimin e lekut në një spektër më të gjerë se aktualisht, për shkak të krizës në të cilën po kalon Eurozona dhe rrezikut që mund të vijë nga kursi i këmbimit. Në fakt, rekomandimin në formën e një këshille e ka dhënë Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Stabilitetit Financiar. Qytetarët dhe bankat këshillohen që ta shohin lekun si një mundësi për kredi dhe depozita, si një masë për uljen e riskut dypalësh. Nga ana tjetër bankat janë më të avancuara në këtë drejtim, për shkak se shumë prej tyre kanë nisur të rekomandojnë produktet e kredisë për shtëpi në lekë. Mirëpo përveç sigurisë që ofron monedha jonë në këto momente edhe interesi që ofrojnë bankat në favor të saj, janë më të leverdishme, sidomos për depozitat, pasi për shkak të politikave që ka ndjekur Eurozona dhe ShBA me interesin bazë të euros dhe USD, aktualisht interesi i depozitave për këto valuta është në nivelin më të ulët historik. Ndërsa për monedhën vendase, lekun, interesi mesatar që ofrohet nga bankat është rreth 5%. Mirëpo për shkak të marrëdhënieve tregtare dhe monetare me vendet e Euros, kjo valutë është më e përdorura në transaksione, në depozita dhe në kredi. Ndërkohë që edhe shërbimet kryesore në vendin tonë, si tregu i pasurive, shërbimet e turizmit, arsimit dhe shërbimeve mjekësore private ofrohen në euro. Ulja e çmimit të lekut që u aplikua nga Banka e Shqipërisë pak ditë më parë ende nuk është përcjellë nga ana e bankave në uljen e interesave të kredive në lekë. Kështu, bankat e nivelit të dytë nuk e kanë përcjellë ende vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen me 0.25% të normës bazë të interesit për lekun, i cili synonte t’i bënte më të lira kreditë në monedhën vendase, duke i dhënë kështu nxitje kreditimit të ekonomisë. Në muajin shtator, portofoli i kredisë për ekonominë është rritur me ritme më të ulëta krahasuar me muajt e mëparshëm. Ngadalësimi i kredisë është thuajse tërësisht pasojë e tkurrjes së kredisë në valutë, ndërkohë që kredia në lekë u rrit në terma vjetorë. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve pohuan dje se asnjë nga ekspertët e ekonomisë nuk mund të përcaktojë sesi mund të shkojë kursi i këmbimit të euros, ndaj qëndrueshmëria e euros vihet në rrezik për shkak se Greqia tashmë ndodhet përballë falimentit. Euro po bën 10 vite që është prezantuar fizikisht në tregje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›