E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet trupi i pajetë i 71-vjeçarit, në bregun e lumit Vjosë

Një kufomë e seksit mashkull, është gjetur sot në bregun e lumit Vjosë në Vlorë. Kufoma është gjetur në fshatin Poro nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
 

Sipas uniformave blu, mësohet se trupi është i 71-vjeçarit, Islam Bregut, nga fshati Frakull i Fierit, dhe ishte zhdukur prej 3 ditësh. Policia informon se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Kufoma e të moshuarit, është dërguar në morgun e qytetit, ku dhe do të kryhen ekspertizat e mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›