Festa e Pashkëve, Presidenti Topi uron besimtarët
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u uroi sot gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, Festën e Pashkëve.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se, nëpërmjet një mesazhi dërguar Imzot Rrok Mirditës dhe Kryepeshkopit Anastas Janullatosit, Presidenti Topi u përcjell "të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, kudo ndodhen, urimet me të përzemërta për mbarësi, mirëqenie, gëzim e harmoni".
"Kjo ditë e shenjtë në kalendarin e krishterë sjell për besimtarët katolikë e ortodoksë harenë dhe solemnitetin e një kremtimi madhështor, ku vlerat njerëzore dhe hyjnore plotësojnë shpirtin, ku nderimi dhe përulësia ndaj të Plotfuqishmit rigjallërohet dhe kur besimi tek triumfi i mirësisë ringjallet dhe rimishërohet në veprat e në sjelljen e gjithësecilit prej nesh", thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.
Kreu i Shtetit nënvizon në mesazhin e tij të urimit se "ne shqiptarët e kemi ndarë tradicionalisht së bashku gëzimin, ndaj edhe sot jemi pranë njëri-tjetri për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme të Festës së Pashkëve e për t’i përcjellë shoqi-shoqit urimet më të mira e të sinqerta për paqe, mirëkuptim, begati, lumturi dhe për një të ardhme të sigurtë e të ndritur për mbarë kombin shqiptar".
(e.n/BalkanWeb)