"Falja" si kompetencë e Presidentit të Republikës
Fatos Hoxha*
Ligji për "Faljen", i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë para disa ditëve, megjithëse i vonuar është tepër i domosdoshëm për të rregulluar dhe detajuar një institut shumë të rëndësishëm të së drejtës penale. Ky ligj në tërësinë e vet rregullon aspektet në kuptimin procedurial dhe material të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, për të ushtruar faljen ndaj një kategorie të caktuar të dënuarish.
1-Ky ligj synon forcimin e kritereve ligjore, për të dënuarit që mund të kërkojnë t'u falet një pjesë e dënimit ose i gjithë dënimi.
Falja nuk mund të konsiderohet si një e drejtë dhe liri themelore e individit.
Falja nuk ka bazë as juridike dhe as doktrinave, për t'u konsideruar si e tillë.
Individi nuk mund të kërkojë kurrë në gjykatë se unë dua të falem dhe Presidenti i Republikës duhet të më falë.
Falja konsiderohet si një kompetencë e institucionit të Presidentit të Republikës, i cili e ushtron këtë në përputhje me procedurat e përcaktuara nga ligji.
Qëndron gjithmonë në të drejtën e Presidentit të Republikës, për të marrë ose jo faljen një individ i caktuar.
Ligji për faljen e realizon një gjë të tillë që procedura që ndiqet të jetë sa më informuese, ku institucionet që janë në varësi të Ministrit të Drejtësisë por dhe ato që janë jashtë kësaj varësie dhe e presin këtë individ në komunitet pas faljes, të kenë mundësinë e shprehjes të tyre.
Para së gjithash do të doja të thosha se ky ligj ka shumë rëndësi për disa arsye:
Së pari se vjen në një kohë kur ligji aktual që kemi është miratuar shumë kohë përpara miratimit të Kodit Penal dhe Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë.
Së dyti: sepse në Kodin Penal parashikohen dhe një sërë institutesh të tjera, që merren me trajtimin e personave të dënuar, me rehabilitimin e tyre, me tregimin e mëshirës ndaj tyre dhe për rrjedhojë është e nevojshme të ruhet balanca me to.
Nga ana tjetër, kriminaliteti sot po shfaqet në forma të reja me rrezikshmëri të lartë, gjë që bën të detyrueshme që instituti i faljes dhe gjithë procedura e dhënies së faljes të rishikohet.
Ajo që është më e rëndësishme, është që në dhënien e faljeve nuk ka pasur kritere të unifikuara, mjafton të shikojmë faljet e fundit të bëra nga Presidenti në prill të vitit 2010, ku janë falur 367 persona, nga të cilët 48 ishin të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe njërit prej tyre, i cili ishte dënuar në qershor të vitit 2007, Presidenti i fali 10 vjet burgim , pra siç vihet re kriteret e zbatuara janë të ndryshme, kjo e bën të domosdoshme vënien e kritereve të unifikuara dhe të mirëpërcaktuara me ligj.
2 - Synon forcimin e rolit të Ministrit të Drejtësisë, duke e konsideruar si personin e vetëm përgjegjës në zbatimin e kritereve ligjore ndaj të gjithë të dënuarve që kërkojnë të falen.
Roli i tij në propozimin në faljen ose jo të një të dënuari është i qartë dhe në mbështetje të plotë të kritereve lejuese ose ndaluese të ligjit.
Në ligj është shprehur qartë se propozimi i ministrit nuk është aspak detyrues.
Propozimi i ministrit është procedural, për të nisur procedurën dhe për t'i hapur rrugën procedurës, pra atë që deri më sot e realizonin një sërë institucionesh më pak profesional se Ministria e Drejtësisë dhe me më pak informacione mbi dinamikën e vuajtjes së dënimit nga personi që ka kërkuar faljen, siç janë organet e pushtetit lokal etj… sot me këtë ligj e bën Ministria e Drejtësisë përmes Ministrit.
Natyrisht që do të krijohet një organizëm i veçantë, veprimtartia e të cilit do të rregullohet me akte nënligjore.
Presidenti i Republikës ruan të njëjtën të drejtë kushtetuese që ja jep Kushtetuta nëpërmjet ligjit.
Për më qartë mjafton të përmendin rastin e të drejtës që ka Presidenti i Republikës në dhënien e nënshtetësisë, i cili bëhet pas propozimit të bërë nga Ministri i Brendshëm, i cili ka të gjitha instrumentet për zbatimin e kritereve të përcaktuara në ligjin për dhënien e nënshtetësisë.
Ministri duhet konceptuar si i vetmi person përgjegjës, që duhet të tregojë kujdes ndaj zbatimit të kritereve ligjore dhe për çdo propozim të përcjellë për tek Presidenti, ai duhet të jetë në gjendje ta shpjegojë atë ligjërisht përpara opinionit publik.
3 - Rëndësi në këtë ligj i është dhënë rritjes së transparencës në lidhje me këtë proces.
Në çdo rast dhe për çdo praktikë, e cila do t'i përcillet Presidentit të Republikës, nga ana e Ministrit të Drejtësisë, duhet bërë transparencë publike.
Po kështu dhe botimi i Dekreteve të plota të Presidentit do të rrisin transparencën ndaj publikut dhe do të krijojnë mundësinë e vlerësimit të vendimmarrjes.
Ajo që na ka munguar gjatë këtyre viteve, përsa i përket faljes, është një lloj mungese e transparencës.
Për të gjitha faljet e dhëna nga Presidentët e Republikës ka pasur shumë pak informacion për publikun e gjerë.
Mjafton të përmendim dekretet e fundit, ku shpesh herë përmendet vetëm emër, mbiemër dhe pjesa e dënimit që falet dhe nuk jepet asnjë e dhënë tjetër lidhur me faktin se për çfarë është dënuar ky person, sa vjet është dënuar dhe në çfarë raportesh është pjesa e falur me pjesën e vuajtjes së dënimit deri në atë moment e kështu me radhë.
Pra rritja e transparencës dhe bërja publike, nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë, apo nëpërmjet konferencave të shtypit që mund të organizojë Ministri në lidhje me faljet, rrit transparencën me publikun.
Rritja e transparencës do të rrisë përgjegjshmërinë e Ministrit në raport me të gjithë këtë proces.
Nga ana tjetër, botimi i Dekreteve të Presidentit në Fletoren Zyrtare duhet të jetë më i detajuar
Nuk ka asgjë të keqe që Dekreti të botohet i plotë dhe në dekret të përshkruhen të gjitha, jo thjesht vetëm gjeneralitetet, por dhe vepra penale për të cilën është dënuar, pjesa e vuajtjes së dënimit, si dhe pjesa që falet, etj, kjo gjë do të japë një pamje më të plotë për opinionin publik mbi vendimmarrjen e Presidentit.
Në pamje të parë duket sikur Presidenti me kriteret ligjore mund të jetë në rregull, por rastet e diskutueshme dhe të padëshiruara, që nuk do të marrin miratimin e opinionit publik, do ta vinin Presidentin përballë një kryqëzimi të opinionit të shëndoshë në vend, lidhur me faljet e pamerituara.
*Deputet i PD