E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat, në gjashtë muaj mblodhën, 72 milionë USD më shumë se vjet



Doganat kanë arritur që të përmirësojnë performancën e tyre gjatë 6-mujorit të parë të vitit sa u përket realizimit të të ardhurave, duke rikuperuar kështu në të njëjtën kohë edhe deficitin. Ndryshe nga sa u duk gjatë muajve të parë të vitit, kur arkëtimi i të ardhurave ishte në nivele jo shumë pozitive, muajt e fundit, maj dhe qershor, duket se kanë bërë edhe ndryshimin. Në një njoftim për shtyp kjo drejtori njofton se ka arkëtuar 7.52 miliardë lek më shumë, ose 15.78% më tepër se 6- mujori i parë 2009. "Në muajin qershor 2010 Administrata Doganore Shqiptare arkëton 10.32 miliardë lekë nga 9.94 miliardë të planifikuara, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 104%, ose me një tejkalim prej 381 milionë lekësh. Krahasuar me muajin qershor 2009, në qershor 2010 janë arkëtuar 1.7 miliardë leke më tepër ose 20% më shumë." thuhet në njoftimin e doganave. Rritje kanë pësuar edhe eksportet. Gjatë 6-mujorit të parë 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 39.6 miliardë lekë, me një rritje prej 24.3 miliardë lekë, ose 159% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

6-mujori i parë 2010

Arkëtime 55.19 mld lekë

Zhdoganim cigare 1 764 ton

Zhdoganim karburante 26 345 ton

Zhdoganim birrë 15 296 mijë litra

Volumi i eksporteve 1 071.7 mijë ton

Vlerë të eksporteve 39.6 miliardë lekë

Rieksporte nga përpunimi aktiv 119.9 mijë ton

Vlera e rieksporteve nga përpunimi aktiv 42.2 miliardë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›