Falsifikim pasaporte 3 ne pranga
Tre persona janë arrestuar në qytetin e Durrësit për falsifikim të pasaportave biometrike, ndërsa dy të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Sipas policisë vendase bëhet e ditur se tre të arrestuarit dyshohet se kanë falsifikuar një numër të konsiderueshëm pasaportash biometrike në emër të shtetasve kosovarë, të cilët i blenin kundrejt një shume që varionte deri në 3 mijë euro për një pasaportë.
Policia njoftoi se të arrestuarit janë Teik Shehu, Ismet Rhamani dhe Genc Kodra. Këtyre personave iu sekuestruan 1200 euro si dhe një automjet.
Policia njoftoi se të arrestuarit janë Teik Shehu, Ismet Rhamani dhe Genc Kodra. Këtyre personave iu sekuestruan 1200 euro si dhe një automjet.