E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza Ndertimi i Qytetarise Aktive

Qytetaret janë pak ose aspak të përfshirë në inciativat sociale dhe politike. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth vëren se të rinjtë jo vetëm duhet të njohin se si funksionojnë institucionet demokratike, por ato duhet të jenë pjesë e zhvillimit të tyre. Prandaj për të rritur ndërgjegjësimin për pjesëmarrje aktive Prezenca e OSBE-së ka mbledhur tryezën e diskutimit “Ndërtimi i Qytetarisë Aktive në Shqipëri”
Për ta realizuar këtë pas analizës që i kanë bërë njohurive që nxënësit marrin në shkolla ekspertët sugjerojne rikonceptimin e kurrikulës ekzistuesë nga klasa e 9 deri në të 11-ën edukim dhe qytetari. Filimisht duke saktësuar konceptet dhe imazhet, duke e plotësuar me komponentët e munguar e më pas duke trajnuar mësuesit që nga ky studim në shumicën e rasteve rezultojnë të jenë të paprofilizuar në Shkencat Sociale
Ndërkohë që analiza e ngjarjeve historike të ndodhura në vend si sistemi totalitar socialist, tranzicioni demokratik i ndërthurur me ato që kanë ndodhur në botë, si holokausti, lufta në Kosovë, Bosnjë, krimet kundër njerëzimit sipas specialistëve, do të nxiste tek të rinjtë mendimin kritik dhe vlerësues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›