Kreu i qeverise rimerr normalisht axhenden e punes

Kryeministri, Sali Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore një ditë pas debolesës që pati në përvjetorin e 21-të të themelimit të Partisë Demokratike. Kreu i qeverise e kaloi mëngjesin e së martës në shtëpi, për ta lënë rreth mesditës, kur dhe u nis në drejtim të zyrës së tij në Kryeministri. Një sërë takimesh kanë zënë orët e qëndrimit të tij në zyrë, ku fillimisht u takua me kryeparlamentaren Topalli dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë la zyrën disa orë më vonë në përmbyllje të këtyrë takimeve, për t’u kthyer në shtëpi rreth orës 15.00.
Lideri demokrat gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 21 vjetorit të Partisë Demokratike, pati një gjendje lodhjeje dhe, siç beri me dije zyra për shtyp e tij, pas një konsulte mjekësore u konstatua se gjithçka erdhi nga një gjendje lipotimie ose siç njihet ndryshe (debolese), e lidhur me një viroze për të cilën Kryeministri është mjekuar gjatë diteve të fundit. Konsulta mjekesore tregoi parametra normale dhe gjendje të stabilizuar, ndërsa para largimit nga Pallati i Kongreseve zoti Berisha konsumoi një kafe me miq dhe të ftuar dhe më pas u kthye në shtëpinë e tij. Një ditë më pas siç dhe pamjet nga kamera jonë dëshmuan, kryeministri Berisha iu rikthye ditës aktive të punës, në zyrën e tij, ku ka zhvilluar një sërë takimesh, duke ndjekur ndërkohë dhe zhvillimet më të fundit në vend dhe në arenën ndërkombëtare.