Task Force inspekton tregjet
Abuziviteti me çmimet në këtë prag festash të fundvitit nuk do të godasë konsumatorin. Për të frenuar dhe goditur spekulimin me çmimet në tregjet e qytetit Taks-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa nga tregjet më të mëdha të kryeqytetit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti tha se besojnë tek tregu i lirë dhe nuk besojnë tek asnjë mekanizëm tjetër përveç tregut të lirë, për të vendosur çmimin, por natyrisht nuk do te lejohet abuzivizmi me të.
Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë që dukuria e rritjes abusive të çmimeve që vihet re çdo vit në prag festash të fundvitit të përsëritet edhe këtë vit.
Katër grupe të përbashkëta të Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtorisë së taksave të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake janë instaluar pranë katër tregjeve me shumicë të kryeqytetit, atij tek “Uzina Dinamo”, tregu ushqimor tek “Qyteti i Nxënësve”, sheshi “Avni Rustemi” dhe Tregu i Shumicës tek 21 dhjetori.
Ndërsa grupe të tjera të përbashkëta monitorojnë tregjet me pakicë dhe supermarketet e kryeqytetit.
Në takimin qe kreuiI bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka patur me përfaqësues të bizneseve të Tiranës , u ka kërkuar këtyre të fundit të mos rrisin çmimet për festat. Ai gjithashtu ka njoftuar se për 3 javë Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të veprojë si një taskforcë për të penalizuar çdo tregtar që abuzon me çmimet.