E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen vrasesit e Kozanes

Dy vellezër të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia për një vrasje në Greqi u vendosën në pranga nga policia e Korçës. Sipas njoftimit zyrtar, Teo (Taip) Ramo dhe vëllai i tij Aurel Ramo nga Mborje e Korçës akuzohen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” , si të dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” për vrasjen e shtetasit Erzen Methasa nga Peqini. Nga hetimet ka rezultuar se një vit më parë në fshatin Eani, Kozanë, të Greqisë gjatë një grindje për motive të dobeta midis dy grupe të rinjsh shqiptarë , ku kanë qenë të përfshirë edhe dy autorët e mësipërm, ka mbetur i vrarë me mjete të mprehta shtetasi shqiptar Erzen Methasa.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›