E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne nje stacion autobusi ne Liezh

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të qytetit të Belgjikës, Liezh, i cili ka shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe ka palgosur 25 të tjerë. Një fakt të tillë e bëjnë të ditur mediat belge. Ata thanë se disa persona hodhën lëndën e eskplozivit dhe disa granada në një turmë njerëzish që qëndronin në një stacion autobusi. Disa burime thanë se një prej agresorëve ka humbur jetën. Në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë rrethuar zonën, ndërkohë që nuk ka të dhëna se kush fshihet pas shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›