Albpetrol ne Kuvend

Disa dhjetra kompani jo vetëm nga Europa, por edhe Amerika kanë treguar interes për të privatizuar kompaninë shtetërore ALbpetrol. Sipas informcioneve nga Ministria e Ekonomisë, kjo kompani paraqet interes të lartë për investitorët e huaj, por edhe vendas.
Formula e privatizimit të Albetrolit, që çon në shitjen 100 për qind të tij dhe për një afat të përhershëm kohor ka nisur të diskutohet në komisionet kuvendore. Komisioni kuvendor i Ligjeve miratoi këtë projektligj me 12 votat pro të deputetëve të mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Sipas deputetëve të opozitës ky proces nuk është transparent dhe si i tillë nuk do të jetë i suskesshëm. Por, nga ana e deputetëve të mazharoncës u theksua fakti se është i nevojshëm mirëmenaxhimi i një kompanie të tillë strategjike.
Projektligji për privatizimin e Albpetrolit do të vijojë të diskutohet në komsionin e Ekonomisë dhe të Financave për t’u miratuar përfundimisht në seancë parlamentare.