Falsifikimi, greku kthehet në shqiptar
TIRANE - Një shtetas grek ka denoncuar në policinë e Tiranës bashkëshorten e tij shqiptare, duke e akuzuar atë se ia ka falsifikuar të dhënat djalit të tyre për ta regjistruar në emër të saj në gjendjen civile shqiptare.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit grek, policia e Tiranës është vënë në lëvizje. Sipas burimeve pranë këtij institucioni mësohet se, specialistët e Seksionit Kundër Krimit Eko-nomiko-Financiar i dërguan materialet në Prokurori, për veprat penale të "falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve" dhe "falsifikim të akteve të gjendjes civile", ndaj dy personave Rezarta J., 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Ollga V., banuese në Selanik Greqi. "Rezarta J., akuzohet se ka kryer ndryshimin e të dhënave të djalit të saj, i cili rezultonte me shtetësi e kombësi greke, duke e regjistruar në Gjendjen Civile nr.7 në Tiranë, me mbiemrin e saj dhe shtetësi e kombësi shqiptare", tha policia. Sipas saj, Ollga V., akuzohet se ka bërë përkthimin jo të saktë të aktit të lindjes në qytetin e Selanikut, i cili është përdorur më pas për regjistrimin e fëmijës në Shqipëri.