Familja e Arben Zylyftarit, tetë vite pa kolonelin
Kolonel Arben Zylyftari bën tetë vite që i mungon familjes dhe miqve të tij. Familja Zylyftari në Berat tashmë e ka kthyer në një rit të përvitshëm hapjen e derës për miq dhe të afërm të tyre.
BERAT/ DILAVER XHELILI
Dje shkuan për vizitë mjaft miq, të afërm dhe ish-kolegë të kolonelit, i cili u vra në krye të detyrës më 2 gusht të vitit 2000 ndërsa drejtonte një operacion në Shkodër për kapjen e një të shumëkërkuari. Në familjen e tij ende nuk janë tharë lotët. Nëna e moshuar pret e përcjell njerëz, ndërsa nuk ngurron të pohojë se do t'i thahen lotët vetëm atëherë kur ajo të prehet pranë të birit të vrarë. Tetë vite më parë, Arben Zylyftari u nda përgjithmonë nga të dashurit e tij, duke iu prerë jeta në mes kur ishte në krye të detyrës. Familjarët ndiejnë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur. Por emri i tij është lartësuar si një nga figurat që dha jetën për atdheun. Megjithë dhimbjen e madhe, familja e tij ndihet krenare për djalin e tyre, emrin e të cilit tashmë e mban Akademia e Policisë. Dashamirës e të afërm të familjes nga Berati, Vlora, Korça, Lezha, Erseka, Skrapari etj., vizituan familjen. Ish-kolegë të Zylyftarit përforcuan idenë se familja e tij duhet të krenohet me këtë emër të madh, që i shërbeu policisë së shtetit në periudhat më problematike, e madje dha jetën në krye të detyrës. Ata ngushëlluan familjarët duke iu premtuar se emri dhe figura e tij do të nderohen përjetë. Sipas tyre, Arben Zylyftari do të mbahet mend si një drejtues dhe specialist i zoti në polici. Dashamirës të familjes nuk lanë pa përmendur as hobin e tij për sportin. Ai ka qenë veçse një drejtues i zoti në polici, edhe një basketbollist i mirë, dhe madje ka luajtur me ekipin përfaqësues të Tomorrit. Arben Zylyftari la prindërit, la gruan dhe fëmijët. Tashmë bashkëshortja e tij, Luiza Zylyftari i shërben policisë së shtetit në një nga zyrat qendrore në Tiranë. Dy fëmijët e Arben Zylyftarit janë një shembull i mirë për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Kjo e bën Luizën të ndihet krenare dhe t'u ushqejë edhe fëmijëve të saj ndjenjën e përkushtimit që kishte i shoqi. Ajo e ruan ende sot si një kujtim të paprekur. Nëna e kolonelit të vrarë e ka të vështirë të mbahet edhe sot, ndonëse po afrohet një dekadë që kur ajo është ndarë përgjithmonë nga i biri. Ka dhe shtatë djem të tjerë, por Arbeni i ka përgjysmuar asaj vitet e jetës. "Do të ndihem mirë kur t'i vete Benit pranë. Ndiej dhimbjen e humbjes së djalit, ndiej shumë mungesën e tij. Familja jonë e madhe, tashmë është e vogël. Por ndihem edhe krenare nga vepra heroike që kreu djali im, i cili për të vendosur qetësinë dhe rendin dha jetën e tij. Nuk më hiqen nga mendja përqafimet e tij sa herë që vinte. Edhe sot, disa herë me duket se hapet dera dhe hyn Beni për të më përqafuar. Dhimbja është e madhe, por më i madh është heroizmi i djalit tonë", shprehet me lot në sy nëna e Arben Zylyftarit. Kolonel Zylyftari, ka punuar me devotshmëri të madhe duke i shërbyer Policisë së Shtetit në pesë rrethe të mëdha të Shqipërisë. Arben Zylyftari ka kryer detyra në Korçë, Skrapar, shef komisariati në qytetin e Vlorës, drejtor policie në Lezhë, e së fundmi drejtor policie në Shkodër, ku ai u vra më 2 gusht 2000, ndërsa drejtonte një operacion policor. Pas vrasjes, Presidenti i Republikës i jep kolonel Arben Zylyftarit, urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Luiza Zylyftari "rekrutohet" në Policinë e Shtetit
Luiza Zylyftari, ka shkuar dje pranë familjes së bashkëshortit të vrarë për të kujtuar 8-vjetorin e rënies së tij. Ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, banesa ku jetojnë shtatë vëllezërit Zylyftari hap dyert për da-shamirësit e tyre, të cilët vijnë për të ngushëlluar. Në këtë ditë nuk mungon as Luiza, e cila me lot në sy shprehet se, ka humbur babain e dy fëmijëve të saj, por edhe një bashkëshort shembull. "Ne si familje e ndjejmë thellë humbjen e Benit. Duhet thënë se shteti na ka ndihmuar shumë që pas vrasjes së tij, në të gjitha drejtimet. Beni ka qenë një njeri shumë i dashur, si në familje dhe me kolegët. Ai i ka shërbyer me devotshmëri të madhe organeve të policisë për vendosjen e rendit dhe qetësisë gjer në pikën e fundit të jetës së tij", shprehet Luiza, bashkëshortja e Arben Zylyftarit. Ashtu sikurse dhe i shoqi, edhe ajo tashmë i shërben Policisë së Shtetit, si punonjëse e saj. Luiza ka dy fëmijë, të cilët janë shembullorë. Ajo ndihet krenare për ta, pasi është e vetmja gjë e shtrenjtë që i ka mbetur.