Shulku: Xhani do të merret në pyetje
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani do të merret në pyetje për deklaratat që ka bërë pak ditë më parë se lojtarët e skuadrës së tij, i shitën ndeshjen kundër Shiroki Brijeg, e vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës UEFA.
Përgjegjësi i sektorit të garave, Ilir Shulku, ka pohuar se dy prokurorët sportivë do të hetojnë Partizanin, por do të merret në pyetje edhe presidenti i të kuqve. “Lojtarët e Partizanit nuk luajtën futboll, ata e kishin shitur ndeshjen”, ishte deklarata e kreut të të kuqve, pas humbjes 1-3 kundër Shirokit të enjten në stadiumin “Qemal Stafa”, çka solli edhe eliminimin e kryeqytetasve nga Kupa UEFA. Nuk është hera e parë që një drejtues i lartë i një klubi deklaron para mediave se lojtarët e tij i shitën ndeshjen, por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë kjo nuk do të kalojë pa u marrë në konsideratë nga Federata. “Janë ngarkuar dy inspektorët e Komisionit të Disiplinës (prokurorët sportivë) që të hetojnë për ndeshjen Partizani-Shiroki Brijeg. A do të merret Xhani në pyetje? Deklaratat e tij janë vërtet të rënda dhe padyshim që edhe ai do të pyetet në këtë rast, ndonëse unë nuk dua të hyj në kompetencat e dy inspektorëve. Unë mund të them se do të bëjmë maksimumin për të zbardhur të vërtetën në këtë situatë akuzash dhe kundërakuzash dhe çdo informacion i drejtuesve të Partizanit mund të shërbejë për të zbardhur të vërtetën”.