Tre në pranga kundërshtuan policinë
TIRANE - Tre persona kundërshtuan forcat e policisë në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë, duke u sjellë dëmtime efektivave të policisë, të cilët u konfrontuan me të arrestuarit.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës, thanë dje se forcat e Komisariatit nr.3 kanë bërë arrestimin në flagrancë të Arlind Rahmanit, 27 vjeç, Edmond Kataroshit, 25 vjeç dhe Kujtim Kataroshit, 47 vjeç, të tre banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, arrestimi i tre personave është bërë pasi më 1 gusht 2008, rreth orës 21:30, në kryqëzim të rrugëve "Jordan Misja" me "Mine Peza", kanë kundërshtuar me forcë duke i shkaktuar dëmtime dy punonjësve të policisë. Këta të fundit kanë ndërhyrë për një kontroll, por katër të arrestuarit nuk janë bindur duke kundërshtuar forcërisht efektivat e policisë, të cilëve u shkaktuan dëmtime fizike. Pas arrestimit në flagrancë të tre personave, policia filloi hetimin ndaj tyre. Bazuar në veprimet paraprake dhe dëshmitë e dy punonjësve të policisë, tre të arrestuarit janë çuar në Prokurori për ndjekje penale me akuzën "kundërshtim të punonjësit të Policisë së Rendit publik, kryer në bashkëpunim".