Falsifikimi i municioneve në Shqipëri, Diveroli rrezikon 5 vjet burg
Presidenti i AEY-së pranon ka shitur municione kineze të ndaluara për tu tregtuar. Për të fshehur origjinën e vërtetë të municioneve, të pandehurit ripaketuan municionet
Jay Weaver
Tregtari i municioneve të Maiemi Beach, Efraim Diveroli, rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burg në muajin nëntor nëse do të shpallet fajtor për akuzën e mashtrimit të qeverisë amerikane për shitjen e fishekëve të prodhuara në Kinë, me të cilat u furnizuan forcat aleate në Afganistan. 24-vjeçari pranoi në dëshminë e tij të ditës së premte se në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të kompanisë së tij, AEY, ka shitur 10.3 milionë dollarë municione kineze të cilat janë ndaluara për tu tregtuar. Ata janë përpjekur ti ndryshojnë etiketat, sikur janë prodhuar në Shqipëri.
Hetimi
Në lidhje me një kërkesë, që ka të bëjë me një deklaratë false para qeverisë, zyra e Prokurorit në Miami rrëzoi 84 akuzat e tjera që i janë bërë dhe një deklaratë për konfiskim. Marrëveshja e Diverolit me Pentagonin ishte vetëm një pjesë e vogël e biznesit të tij. Kompania e tij ka kontraktuar për të shitur rreth 300 milionë dollarë armë dhe municione për Ushtrinë Amerikane një vit pasi ai dhe tre menaxherët e tij ishin vënë në shënjestër për bashkëpunim jo-ligjor në mars të vitit 2008, - pikërisht në kohën që Kongresi mbajti një seancë dëgjimore rreth çështjes se përse qeveria po bënte biznes me një person kaq të ri. Dy të punësuarit e tjerë, Aleksandër Prodricki dhe David Pakouz, të vënë nën hetim edhe ata që në maj, ndodhen akoma në proces gjyqësor. Çështja ka të bëjë me embargon e armatimeve kineze të miratuar nga Kongresi në vitin 1989 si reagim ndaj masakrës ndaj disidentëve në Sheshin Tienanmen. Megjithëse janë normalizuar marrëdhëniet tregtare me Kinën, vendimi për embargon vazhdon të jetë në fuqi.
Mbrojtja
Avokatët e Diverolit vazhdojnë ti hedhin poshtë akuzat duke thënë se ai nuk ka shkelur embargon amerikane sepse municionet kineze, që u morën nga shqiptarët në kohën e luftës së ftohtë, në një kohë 15-27 vjet më parë, nuk janë të përcaktuara në tekstin e embargos. Diveroli nuk ka bërë më asnjë blerje në Shqipëri që prej fundit të vitit 2007. “Pavarësisht faktin se embargoja nuk ishte zbatuar që prej vitit 1989, akuzat janë bazuar mbi idenë, në rastet e tregtisë së municioneve që shkelin embargon dhe rregullat federale”, - thonë avokatët mbrojtjes, Houard Srebnick dhe Hi Shapiro në argumentin gjyqësor. Ata thanë se është i pagjetur rasti i një krimi qeveritar, siç shtrohet në ligj”. Por, gjykatësi i Distriktit të Maiemit, Joan Lenarg nuk është dakord, duke hedhur poshtë pretendimin e tyre, duke mos pranuar që ta shqyrtojë në një profil të tillë. Në kohën që ka ndodhur vepra penale, Diveroli, i cili përshkruhej nga gjyshi i tij si një gjeni armësh, përballej me mundësi të zbutura nëse ai do të kishte shkuar në gjyq. Prokurorët siguruan marrëveshjen pasi argumentuan se një rregull i Departamentit të Mbrojtjes në kontratën me AEY-në ndalonte furnizuesin për të marrë municione që lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me kompanitë ushtarake kineze. Ata thanë se këtu futet në përdorim fjala “indirekt” përsa i përket blerjeve të municioneve kineze nga ana e kompanisë tek qeveria shqiptare, - pavarësisht kalimit të kohës dhe çmimit të shitjes tek Ushtria Amerikane. Sipas akt-padisë, në vitin 2007, në komunikimin me e-mail me tregtarin e municioneve në Miami Beach, Departamenti Amerikan i bën të ditur se nuk mund të shesë municione kineze tek qeveria amerikane, me të cilat furnizohen forcat aleate në Afganistan. Por, Diveroli, presidenti i AEY-së dhe tre punonjësit e tij, nuk dhanë asnjë përgjigje në lidhje me atë që thanë prokurorët. Madje, ata pranuan se mbishkrimet në arkat e municioneve Made in China janë hequr dhe janë paketuar në arka druri, për tu transportuar drejt Afganistanit dhe mbajtur të fshehtë origjinën e municioneve”, - thanë prokurorët në argumentin para gjykatës. “Për të fshehur origjinën e vërtetë të municioneve, të pandehurit ripaketuan municionet dhe në mënyrë të rreme i paraqitur se janë prodhuar në Shqipëri”, - thonë prokurorët e çështjes Xhejms Koukios dhe Eloisa Delgado Fernandez. Historia e aktiviteteve të Diverolit u zbulua në mars të vitit 2008, kur gazeta “The New York Times” raportoi se dyshohej se kushte mashtruar duke thënë se pjesa më e madhe e fishekëve që i kishte shitur Ushtrisë Amerikane vinin nga vendet e bllokut ish-sovjetik, dhe jo nga Kina. Municionet iu ishin dhënë forcave afgane për të luftuar talebanët dhe mbështetësit e Al Kaedës. Pentagoni pezulloi kontratën me AEY-në në mars, kur e kishte afatin në maj, duke arritur në përfundimin se AEY-ja kishte shkelur kushtet e kontratës duke shitur municione nga burime të ndaluara. Në maj të vitit 2008, oficeri hetimor i Ushtrisë, Kim Xhons shkruan se në kontratën me AEY-në nuk ekzistonte një nen që ka të bëjë me burimet e sigurimit të municioneve nga vende të tjera, pavarësisht se ku janë prodhuar ato”. Fakti se Ushtria po bënte biznes në shuma qindra milionë dollarë me një person kaq të ri në moshë, tronditi anëtarët e Kongresit.
Shkrimi është marrë nga gazeta e djeshme e Maiemi Herald
1 Shtator 2009