Kuzhesë i mungojnë “ukrainasit” dhe Cana
Nis sot grumbullimi i skuadrës kombëtare për ndeshjen me Danimarkën më 9 shtator. Kuzhe do të zhvillojë stërvitjen e parë në orën 18: 00 teksa mësohet se do të mungojnë legjionarët që militojnë në Ukrainë, të cilët vijnë nesër si dhe Lorik Cana, i cili ka konfirmuar se do të jetë pasnesër në Tiranë. Përgjatë 8 ditëve Kuzhe ka programuar dy seanca stërvitore si dhe konferenca shqyrtimi të lojtarëve të kombëtares thuajse çdo ditë. Ja lista e plotë e Kombëtares:
Portierë: Samir Ujkani (Novara, Itali), Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë)
Mbrojtës: Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), Armend Dallku (Vorskla Potlava, Ukrainë), Elvin Beqiri (Vllaznia, Shkodër), Andi Lila (SK Tirana), Debatik Curri (Vorskla Potlava, Ukrainë)
Mesfushorë: Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainë), Ervin Skela (Pa skuadër), Gilman Lika (Bulouspor, Turqi), Lorik Cana (Sanderlend, Angli), Ansi Agolli (Krivbas, Ukrainë), Jetmir Sefa (SK Tirana), Emiljan Vila (Lokomotiv Zagreb, Kroaci), Klodian Duro (Apollon Limansol, Qipro), Jahmir Hyka (Mainz, Gjermani)
Sulmues: Hamdi Salihi (SV Ried, Austri), Erjon Bogdani (Kievo, Itali), Edmond Kapllani (Augsburg, Gjermani), Besart Beriasha (Arminia Bielefeld, Gjermani)
Trajner: Jospi Kuzhe