Falsifikoi dy pasaporta, arrestohet
BERAT- Marko Bllokut, 23 vjeç është arrestuar nga policia me akuzën për falsifikim dokumentesh të identitetit për disa personave me precedent penal në mënyrë që ti dërgonte klandestin drejt Greqisë.
Sipas burimeve të policisë 23 vjeçari Blloku, banues në lagjen Llukan Prifti të qytetit të Kuçovës ka tentuar të kaloj drejt pikës kufitare të Kakavis disa persona me precedent penal. Në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar Blloku ka arritur të falsifikojë dokumentet e dy personave që dyshohet se kanë qenë me precedent penal me qëllim kalimin e tyre drejt Greqisë.
Nga informacionet e siguruara në rrugë operative ekspertët e policisë kanë mësuar se 23 vjeçari u kishte marrë pasaportave dy personave që mendohet se ishin falsifikuar më parë për shkak se kanë qenë me precedent penal dhe ka tentuar ti vulos ato në pikën kufitare të Kakavis.