E Diel, 1 Nëntor 2026

Koli obo Para se ti fusnin plumbin ne balle ish Kryeministrit Maliq Bushati i kerkononi leket e gjyqit

Historia e gjyqit te njerezve te famshem Maliq Bushatit Pater Anton Arapit dhe Lef Nosit

Duhet te paguash pastaj te te fusim plumbin. Nuk eshte as thenie retorike dhe as shprehje gazmore por nje e vertete historike qe ka ndodhur ne Shqiperi jo me nje njeri te thjeshte por me vete ish- Kryeministrin e vendit.

Ka qene shkurti i vitit 1946 kur qeveria komuniste e porsa ardhur ne pushtet ndermori nje prej gjyqeve me te famshme dhe me te zhurmshme per ate periudhe sic ishte ai i gjykimit dhe i denimit me vdekje te tri personaliteteve me te njohura dhe me me autoritet te periudhes se luftes Maliq Bushati Pater Anton Arapi dhe Lef Nosi.

Ai gjyq qe mund te konsiderohet nga me te bujshmit e viteve te para te clirimit zgjati plot 21 dite dhe eshte zhvilluar ne ambientet e teatrit Kosova sot Teatri Kombetar. Ekzaltimi i turmave te perpunuara dhe thirrjet e tyre histerike per denimin e tradhtareve sic quheshin te pandehurit ka qene imazhi i zakonshem qe verehej cdo dite ne rrethinat afer godines ku degjoheshin altoparlantet qe percillnin gjyqin. E ndersa tre te pandehurit i sillnin cdo mengjes me nje kamioncine italiane thirrjet e turmes arrinin kulmin por cuditerisht kjo nuk i bente aspak pershtypje ish-Kryeministrit Bushati apo kryetarit te regjences Pater Anton Arapit apo Lef Nosit. Te tre ata te veshur spic kalonin sikur te ishin ne nje shetitje te zakonshme pushimi dhe jo sikur aty ne ate salle po iu pergatitej vdekja e sigurt.

Gjithcka qe ka ndodhur brenda salles se atij gjyqi ku viktimizohej ish-Kryeministri i Shqiperise per here te pare e sjell per publikun e gjere nje deshmitar okular i cili gjate gjithe procesit ka pasur te drejten te kontaktoje personalisht me te pandehurit. Eumlshte pikerisht Koli Cobo i cili ka qene i ngarkuar nga komandanti i batalionit pjesetar i te cilit ishte sigurimi i salles dhe administrimi i situates gjate procesit. Por cfare te vecantash pati ne ate gjyq te jashtezakonshem. Momentet humoristike qe percilleshin te degjuesit ne salle gjate momenteve te replikave dhe te kunder replikave te Bushatit me prokurorin e ceshtjes. Deklaratat e cuditshme te tij dhe ironizimet qe ai perdorte me trupin gjykues gjate seances se perballjes me faktet. Cfare ndodhi ne momentin me kritik kur kryetari i trupit gjykues lexoi vendimin e denimit me vdekje per te tre te pandehurit dhe kuraja e Pater Anton Arapit i cili gjeti forca per ta kthyer ate moment ne humor. Momentet me dramatike te asaj situate kur si te mos mjaftonte denimi per tu marre jeten me pushkatim duhet qe te pandehurit te paguanin edhe shpenzimet e gjyqit dhe pagesen per mbrojtjen qe u bene avokatet. Per kete gje ata para se te shkonin ne qeli nga ku do te ekzekutoheshin firmosen aktshpenzimet e servirura nga avokate te cilat do tju kalonin familjeve te tyre per debitim. Gjithcka rreth ketyre hollesive te paimagjinueshme lexuesi i standardit do ti ndjeke ne intervisten e meposhtme te vete Koli Cobos i cili kryente rolin e njeriut te sigurise dhe mbarevajtjes brenda salles.

Zoti Cobo para disa ditesh kur kemi botuar ne faqet e standardit per gjyqin e famshem te bere ndaj njerezve te regjences shqiptare dhe ndaj vete ish-Kryeministrit Maliq Bushati ju thate se keni qene nje nga ushtaraket e sigurise brenda salles ku zhvillohej gjyqi. Doja te dija se cfare siguronit saktesisht ju ne ate salle

Te gjitha veprimet tona ne interes te sigurise se atij gjyqi ne i kishim brenda salles. Deri aty i sillte kompania e sigurimit. Une kisha detyre te levizja neper salle per te siguruar normalitet te procesit. Shkoja te banka ku ishin ulur te pandehurit dhe i pyesja se mos kishin ndonje kerkese apo nevoje ose u beja te njohura kerkesat e mia ne rast se ata nuk vepronin ne rregull me disiplinen e qendrimit ne banke.

Kur te thoshin ndonje kerkese cfare benit ju

Une komunikoja vetem me kryetarin e gjyqit ku merrja leje nese mund ta kryeja apo jo.

Cfare te vecante kujtoni nga ai gjyq

Mbaj mend qe ka qene shkurti i vitit 1946. Ai gjyq u zhvillua ne teatrin Kosova sot Teatri Kombetar dhe u hap me zhurme te madhe. Populli u dynd qe ne oret e para te mengjesit per te zene pozicion sa me te mire para altoparlanteve te cilet do te transmetonin me qender zeri gjithcka po ndodhte brenda salles. Mbaj mend se kur erdhen diten e pare sa i zbriten nga nje kamioncine te mbetur nga koha e luftes qe sic duket e kishte marre per ta perdorur administrata e burgut njerezit brohoriten ne thirrje kercenuese te ekzaltuara Poshte kriminelet Kriminelet ne litar etj. etj. Nuk vihej ne dyshim se turma ishte e perpunuar ku ndermjet tyre kishte njerez te vene posacerisht per te nxitur ato thirrje te padurueshme. Ne ato momente te them te drejten e kam ndjere veten shume keq. Mendoja se si mund te ndihej nje personalitet qe kishte qene qeveritar sic ishte Maliq Bushati i cili kishte qene minister dhe kryeminister dhe tani vihej para nga nje turme e paperfillshme njerezish.

Po ata cfare qendrimi mbanin

Te them te drejten atyre nuk u bente pershtypje fare. Rrinin shume serbes dhe ishin te veshur mire. Nuk i merrnin per baze ato thirrje poshteruese pasi e dinin se skishte rruge tjeter. Kur hyne brenda dhe u ulen prane bankes se te akuzuarve une u afrova dhe sipas porosise se kryetarit te gjykates u hoqa prangat.

Sa dite zgjati ai gjyq

Gjyqi i tyre zgjati plot 21 dite.

Nga kush perbehej trupi gjykues

Trupi gjykues perbehej nga kater majore. Kryetar ishte Irakli Bozo anetar ishin Bilbil Klosi Tonin Jakova etj. qe mua nuk po me kujtohen ne keto momente. Te gjithe ishin veshur me uniformen e bukur te majorit.

Si vazhdoi ai proces

Sigurisht une nuk mund ti kujtoj dot te gjitha sa ndodhen aty ne salle por do te kujtoj momentet me pikante te cilat nuk jane permendur asnjehere nga shtypi i viteve. Mbaj mend qe edhe kur hyne ne sallen e gjyqit ata u treguan personalitete per faktin se pavaresisht se ndodheshin ne situaten me te veshtire te jetes se tyre serish nuk e prishen shume terezine. Qendronin gjakftohte duke prezantuar nje kuraje te cuditshme aq sa une qe isha prane tyre dhe komunikoja here pas here per shume probleme te castit qe dilnin gjate procesit nuk munda te kuptoja se ku e gjenin ate force madje edhe per te bere shaka me kryetarin te cilin ne shume raste i flisnin me ironi. Te parit qe iu lexua aktakuza ishte Lef Nosi. Ai akuzohej si bashkepunetor i fashizmit dhe nazizmit ku kishte kryer vepra kriminale ne kurriz te popullit shqiptar duke konsumuar keshtu nenin e tradhtise se larte te atdheut.

Cfare tha Lef Nosi

Gjyqi ndaj tij ishte me i cuditshmi dhe zgjati vetem nje dite. Nosi nuk e pranoi akuzen dhe qe ne fillim i kerkoi trupit gjykues se nuk pranonte ti behej asnje pyetje pasi ishte ne mohim te gjithckaje qe ishte bitisur ndaj tij.

Por prokurori nderhyri serish duke i thene edhe nje here Ju pyes i pandehur qe e pranoni akuzen se keni qene bashkepunetor i pushtuesit Nosi serish iu pergjigj me shume seriozitet dhe me kuraje Ju thashe zoteri se nuk kam qene dhe nuk dua me diskutime per kete gje. Vendosni per cfare keni planifikuar dhe jeni urdheruar.

Po pyetjet per te tjeret sa zgjaten

Per Maliq Bushatin dhe Pater Antonin pyetjet zgjaten plot 20 dite. Mbaj mend se edhe Maliq Bushati nuk e pranoi akuzen e tradhtise dhe te bashkepunimit me pushtuesin. Nga procesi i tij me kujtohen keto momente te vecanta kur Bushati mohoi akuzen e prokurorit per bashkepunim me pushtuesin atehere ky i fundit filloi ti vinte perpara faktet. Per kete gje ai i kishte kompletuar nje dosje me argumente te tilla saqe askush nuk mund te mendonte se Maliq Bushati do te kishte mundesi te mbrohej.

Cilat ishin keto fakte

Ato ishin te shumta por une do te permend vetem dy prej tyre per te kuptuar menyren e mbrojtjes humoristike te Bushatit. Ne fillim prokurori i nxori nje dokument qe ishte firmosur nga vete Bushati si kryeminister e cila urdheronte xhandarmerine qe te perndiqte te gjithe njerezit me aktivitet nacionalclirimtar kudo qe te ndodheshin ne qytet dhe ne fshat dhe te arrestoheshin apo te ekzekutoheshin ne vend. Prokurori si e mori kete shkrese shume domethenese per akuzen e Bushatit ia tregoi ketij te fundit duke i thene merre shikoje kete dokument a eshte firma juaj kjo Ai e mori ne dore e pa me mosperfillje dhe duke iu drejtuar prokurorit dhe kryetarit te trupit gjykues i tha serbes kjo shkrese nga baza ligjore nuk verteton aspak akuzen qe une kam qene kunder njerezve qe ishin nacionalclirimtare dhe se une kam paskam qene bashkepunetor i fashizmit pasi kjo nuk eshte firme origjinale por eshte firme vule te cilen e perdor sekretari. Nuk besoj zoti gjykates qe juve mund tju vije radha ndonjehere dhe te mund te beheni kryeminister sic kam qene une dhe te kuptosh se si procedohet me urdhrat dhe me kompetencat.

Pas ketij momenti kaq delikat per Bushatin salla shpertheu ne te qeshura per menyren. Ishte e cuditshme menyra si ai gjente shteg per te hedhur poshte edhe argumente te asaj natyre. Prokuroi vazhdonte me te njejten forme duke i servirur faktet njeri pas tjetrit ndersa Maliq Bushati po ne te njejten forme i hidhte poshte pa as me te voglin hezitim. Mbaj mend se pas shume e shume rastesh te kesaj natyre prokuroi kishte edhe nje argument shume te forte te cilen me sa dukej e ruante per ne fund. Ai nxori nga dosja e hapur nje fotografi te Bushatit i cili kishte dale me uniforme ushtarake te fashizmit dhe iu drejtua po per kete fotografi zoti Bushati cmund te thoni a mund te mohoni edhe pas kesaj qe ju keni dale me uniformen tuaj te zakonshme te fashizmit se nuk keni qene bashkepunetor i tij

Si reagoi ai pas ketij fakti

Ai serish po me te njejten indiference si i hodhi nje shikim fotografise se servirur nga dosja e prokurorit ia ktheu aty per aty Z. Prokuror ne ate fotografi vertet kam dale me uniforme fashiste por ate uniforme une e kam veshur vetem per te bere nje fotografi per qejf. Perseri salla oshtiu.

Po per Pater Anton Arapin cfare mbani mend

Per Pater Antonin mund te kujtoj nje episod disi te cuditshem. Ishte momenti kur kryetari i trupit gjykues pas atij procesi 21 ditor lexoi vendimin e gjyqit i cili i denonte ata me vdekje me pushkatim. Pasi lexoi vendimin kryetari i pyeti te pandehurit nese kishin ndonje gje per te shtuar. Ne kete moment Pater Anton Arapi iu drejtua kryetarit duke i thene Zoti kryetar ti them dicka publikut qe po na degjon me vemendje. Ai iu pergjigj Cfare do te thuash fol. Atehere ai u kthye nga salla dhe foli me sa ze kishte A prishet Shqiperia po te falet Pater Anton Arapi Salla filloi te oshtinte. Pastaj ai vazhdoi serish Po te pushkatohet Pater Anton Arapi a prishet Shqiperia Serish salla gumezhiti. Ja pra vrasja jone nuk ka lidhje me Shqiperine.

Si perfundoi ai gjyq

Dua te tregoj edhe nje detaj qe nuk mund ta harroj lehte. Kur kryetari i trupit gjykues lexoi vendimin e denimit me vdekje avokatet e te denuarve shkuan menjehere tek ata per tu marre firmat ne deklaratat qe vertetonin se i kishin mbrojtur ne gjyq. Kete e benin per te marre pagesen te familjaret e tyre.

U denuan me pushkatim dhe paguan edhe leke

Eumlshte e vertete se familjet e tyre pas pushkatimit te te afermve do te paguanin edhe shpenzimet e gjyqit dhe avokatet qe i kishin mbrojtur. Une te them te drejten u cudita dhe pyeta nje avokat se si funksiononte kjo pune Ai mu pergjigj qe te mos cuditesha se do ta mesoja edhe une ate gje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›