E Diel, 1 Nëntor 2026

Vito Kapo fare me ndodhi ditet qe mu semur Hysniu

E veja e Hysni Kapos njerit prej udheheqesve me kryesore te shtetit komunist tregon per ditet e fundit te jetes se bashkeshortit te saj. Situatat komike qe krijoheshin kur nuk lejonin qe Hysniu te levizte ne rrethe pa eskorten e mjekeve nga mbrapa

HYRJE

Vito Kapo bashkeshortja e Hysni Kapos njerit prej bashkeluftetareve me te afert te Enver Hoxhes tregon ekskluzivisht per standard-in momente nga periudha kur ata ishin ne drejtim te shtetit komunist. Cili eshte mendimi i saj per periudhen komuniste qe kaloi Shqiperia. Cili ishte roli i Ramiz Alise ne drejtim te shtetit pas vdekjes se mitit te komunizmit shqiptar Enver Hoxha. Si e vlereson ajo per sa i perket bindjeve politike te Alise. Qendrimi i saj per te shumeperfoluren e sistemit te kaluar Lufte e klasave etj. jane disa nga pikat e shtjelluara ne numrin e kaluar gjate intervistes me zonjen Kapo. Nderkohe sot ajo flet per momentet kur u semur Hysni Kapoja. Qendrimi i mjekeve te cilet e vune ne nje alarm te jashtezakonshem duke i krijuar idene e invaliditetit shendetesor. Keto e te tjera do ti ndiqni pikerisht ne intervisten e meposhtme te Vito Kapos.

Vijon nga numri i kaluar

Zonja Vito. Si eshte historia e incidentit te Pirro Kondit per te cilin ne mbyllje te intervistes se numrit te kaluar u shprehet se paska rene viktime e njerezve te sigurimit duke arritur te bente edhe nje gabim te denueshem

Ishte periudha e pasviteve 60 kur Pirro Kondi ishte drejtor i Drejtorise se Propagandes ne Komitetin Qendror te Partise. Ne ate kohe Zoi Themeli nga zevendesminister i Puneve te Brendshme kishte kaluar Sekretar i Pare ne Peshkopi. Gjate kalimit te Pirros per probleme pune ne disa rrethe te Veriut u ndal edhe ne Peshkopi. Aty konstatoi se Zoi kishte bere nje leter derguar organizatave te partise se bazes ku godiste njerez te shendoshe te partise dhe merrte ne mbrojtje elemente negative qe ishin ndoshta dhe shume te demshem. Ai kishte pasur nga sa u mesua gjithmone pervojen e vet ne organet e puneve te brendshme dhe njerezit qe merrte ne mbrojtje dhe u ushqente sedren mund te kishin qene bashkepunetore te Sigurimit por qe transmetonin vese dhe shfaqje te demshme per punen e partise dhe organeve te shtetit. Qe te mos zgjatemi me tej Pirrua ngarkoi Leka Shkurtin per ta ripunuar letren me te cilin shoqerohej dhe qe ishte instruktor ne Komitetin Qendror te Partise. Mirepo ai problem nuk u pa me vemendje nga Leka. Edhe Pirrua duke pasur parasysh qe e kishte pare Leka nuk i vuri rendesi por megjithese konstatoi qe nuk ishin hequr konstatimet e verejtura shtoi dicka ne nje paragraf dhe e la sic ishte. Me mbrapa problemi i konstatuar nga organet qendrore te Partise u mor ne analize dhe do te dilnin me masa konkrete. Pirrua pas kesaj meritonte ndeshkim te pashmangshem.

Cfare masash u moren per te

Byroja Politike e mbledhur posacerisht per problemin ne fjale vec te tjerash e shkarkoi Pirron nga detyra e Drejtorit te Propagandes ne Aparatin e Komitetit Qendror dhe e emeroi Sekretar te Pare ne Kruje nderkohe qe nga anetar i Komitetit Qendror te Partise e zbriti ne kandidat te Komitetit Qendror.

Vetem per faktin se nuk kishte ndjekur vete problemin

Po per aq.

A ishte kunati i Hysni Kapos

Nuk do ta besosh por Hysniu nuk nderhynte fare per njerezit e vet madje ai shprehej gjithnje Per ta une nuk propozoj as per emerime dhe as per shkarkime.

Zonja Vito le te ndalemi te semundja e pasherueshme e Hysni Kapos. Kur u shfaqen shenjat e para te saj

Ka qene qershori i viti 1978 kur ai ka ndier per here te pare nje fare spazme. Pra si te thuash nje fare nderprerje te frymemarrjes per momentin. Me mbahet mend mire ajo dite se ka qene Kongresi i Gruas dhe Hysniu ishte ne Durres. Gjithsesi ai nuk beri ze. Pas kesaj nuk do te kalonte as nje jave kur do te ndiente serish te njejten gje.

Si ndodhi konkretisht

Une kisha shkuar ne Vlore pasi kisha nje miting nderkohe qe Hysniu kishte ne duar nje material per ushtrine. Ishte saktesisht 22 qershor 1978. Sa u cua nga gjumi ne mengjes dhe shkoi te rruhej ndjeu nje shkeputje. Nuk mundi te rrinte me dhe u shtri. Ne kete kohe e ndjeu se duhej te me tregonte per shqetesimin qe po i perseritej per here te dyte ne menyre teper kritike. Me dergoi urgjent makinen e tij ne Vlore per te me marre. Une te them te drejten u befasova kur pashe makinen qe mberriti per te me marre. Edhe parandjeva dicka por serish sme shkoi mendja se Hysniu mund te kishte kaq probleme. Megjithate bera gati teshat dhe u nisa pa humbur kohe per ne Tirane. Sa arrij te dera e shtepise ndjeva ere ilacesh dhe u shqetesova shume. Ai per te mos me dhene shqetesim te tepert ishte cuar te mbeshtetesja e krevatit. Mundohej te mos e jepte veten. Mirepo te nesermen me 23 qershor gjendja e Hysniut u rendua me shume. Ate dite iu shfaqen shenjat e para te infarktit. Me 25 qershor ishte pikerisht Plenumi i Komitetit Qendror per Ushtrine. Aty u kerkua dhe materiali i punuar nga Hysniu pavaresisht se ishte i pjesshem per shkak te infarktit pasi materiali qe kishte paraqitur kryeministri Mehmet Shehu u konsiderua shume euforik.

U kritikua materiali i Mehmet Shehut

Jo u kritikua por pergjithesisht kur Mehmeti kerkonte informacione per te raportuar ne instancat e partise i jepeshin te gjitha problemet te minimizuara dhe cdo gje konsiderohej si arritje dhe me shume zbukurime madje aty ku kishte arritje me te mira e prezantonin si ceshtjen me primare. Kam parasysh se Hysniu me thoshte gjithnje qe Mehmetin e genjenin vartesit sidomos te ushtrise por ne kishim dhe burime te tjera. Problemi qendronte se ne nje plenum nuk duhej shkuar per te bere parade arritjesh por per te vene theksin ne problematiken e fenomeneve te ndryshme. Keshtu dhe ate dite qe ishte Plenumi i Ushtrise mbaj mend qe me therriti Enveri dhe me tha qe u duhej me patjeter materiali i Hysniut pavaresisht se ishte i paperfunduar.

Hysniu vazhdonte te rrinte i shtrire

Qe ne daten 24 qershor pra nje dite para plenumit qe po flasim u be shume i domosdoshem regjimi i shtratit. Qe ate dite u krijua ekipi i posacem i grupit te mjekeve qe do te mbanin ne mbikeqyrje shendetin e Hysniut. Ai ndenji tri jave ne regjim shtrati pa levizur fare.

Kush ishte ne ate periudhe mjeku i Hysni Kapos

Mjek personal i tij ka qene gjithmone Dine Abazi i cili me vone kur kishte vdekur Hysniu u be dhe drejtor i klinikes qeveritare. Ndersa me 24 qershor 1978 kur i ndodhen problemet shqetesuese me infarktin u krijua ekipi mbikeqyres shendetesor qe ta permenda dhe pak me pare ku pervec Dine Abazit erdhen dhe mjeket Sabit Brokaj dhe Ylli Popa. Vec ketyre u caktuan dhe Haredin Shyti dhe Isuf Kalo por keta nuk ishin ne dispozicion vetem te Hysniut por vinin ne perforcim te ekipit sa here qe situata mund te behej kritike pasi keto raste kerkonin dhe konsulence te zgjeruar.

Kishit krijuar respekt per mjeket qe punonin prane Hysniut apo veprimet e tyre i shikonit me dyshime aq sa dyshuat edhe per vdekjen e tij

Nuk mund te vinte cdo lloj mjeku per te marre ne dore jeten e njerezve tane me te shtrenjte. Patjeter qe do te ishin te preferuar. Ne kete rast mjeku detyrimisht konsiderohet mik i familjes dhe ne keshtu i kemi konsideruar.

Eumlshte i njohur tashme nje mendim i juaji se e keni pasur me dyshim vdekjen e Hysni Kapos

Mendohet gjate hellip. shikon si me medyshje dhe me veshtiresine qe tregon per nje brenge te hershme nis serish biseden

Nuk mund te tregohem e prere dhe as kam te drejte per te akuzuar por qe shume veprime te mjekeve te atehershem te Hysniut jam ne gjendje ti tregoj ashtu sic kane ndodhur. Qe kur u semur per here te pare nga ekipi i mjekeve qe e rrethonin iu krijua nje gjendje tensioni. Kjo pati detyrimisht efektin e asaj qe Hysniu mbartte nje semundje te rende qe i jepte atij mendimin e gjendjes se invaliditetit. Ishin keshilla teper te tepruara qe mua me cudisin dhe sot p.sh. mos rri ne kembe mos shkruaj mos lexo gjate mos e mos qe skishin te sosur sa e konstatoi mjeku francez profesorori Lui Giz i cili ishte dhe dhender i doktor Pol Miliezit.

Cfare konstatoi mjeku francez

Ishte nje moment qe Hysniu kur ishte i shtruar ne Paris ishte duke lexuar dicka kur ishte i shtruar ne Paris. Ne moment qe hyn doktori ai menjehere heq letrat qe lexonte duke i fshehur poshte jastekut se mos merrte verejtje nga mjeku per interes te shendetit te tij. Por mjeku sa e pa i tha se nuk kishte arsye per tu shqetesuar mund te lexonte sa te donte dhe te shkruante madje. Jo vetem kaq por kur mjeku francez mesoi shume te verteta i tha Zoti Kapo te paskan futur ndjenjen dhe idene e invaliditetithellip

Kur nisi ky perkushtim i tepruar

Me ekstremja ishte ne shtatorin e vitit 1978 pasi kishte kaluar problemet e infarktit qe te tregova me pare. Atehere Hysniu do te mbante fjalimin per deputet ne zonen e tij elektorale ne Vlore. Para se te nisej vjen Dinia dhe i thote se kishin dicka me rendesi per ti thene Fevzi Hoxha dhe Ylli Popa. Ata i kerkuan Hysniut qe makinen e tij ta shoqeronte dhe makina me pajisjet e reanimacionit. Te them te drejten Hysniu u revoltua shume. Ai u tha qe me thoni me mire qe je i vdekur dhe te mos punoj fare.

Vito Kapo gruaja e pushtetshme e shtetit te kuq

Vito Kapo njihet nga opinioni si pjesemarrese qe ne moshe te vogel ne Luften Nacionalclirimtare ku u njoh dhe me Hysni Kapon ne ate kohe komisar i zones se pare operative Vlore - Gjirokaster me te cilin dhe u martua. Me mbrapa duke filluar qe pas Kongresit te Pare te Partise Komuniste pra qe pas vitit 1948 ajo ka qene ne kryesine e organizates se Bashkimit te Grave te Shqiperise dhe prej vitit 1955 ka qene kryetare e kesaj organizate detyre te cilen e kreu deri ne vitin 1982 kur ajo u emerua nga Enver Hoxha ministre e Industrise se Lehte dhe Ushqimore. Vito Kapo ka qene nderkohe deputete e te gjitha legjislaturave te Parlamentit komunist nderkohe qe deri ne vitin 1974 ajo ka qene ne kryesine e atij parlamenti. Sot Vito Kapo kur ka nje gjendje fizike jo fort te mire pranon jo pa veshtiresi te flase per lexuesin e gjere te gazetes standard. Ku qendrojne peripecite e drejtimit te shtetit komunist. Cfare qendrimi mban ajo ne lidhje me gabimet e se kaluares sidomos per luften e klasave si nje ceshtje aq te perfolur per periudhen e sistemit politik qe kaloi. A eshte Ramiz Alia tradhtari i ideve te tyre politike dhe cfare mendime ka per te etj. te cilat do ti ndiqni ne intervisten e meposhtme te zonjes Kapo.

Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›