Vito Kapo Si ma vdiqen Hysniun

Bashkeshortja e Hysni Kapos tregon per here te pare per dyshimet qe mban prej 32 vjetesh mbi supe. fare ka ndodhur ne te vertete ate mesnate te 78-s mbi shtratin e udheheqesit komunist ne spitalin shteteror ne Paris
Vito Kapo gjate ekskluzivitetit te saj per gazeten standard tregon per periudhen kur i shoqi i saj Hysni Kapo qe ishte njeri nga njerezit me te afert dhe me te besuar te Enver Hoxhes po kalonte momentet e fundit te jetes. Nga numrat e kaluar keni lexuar se cili ishte Hysni Kapoja. Cfare ndikimi kishte ai ne drejtimin e shtetit komunist dhe te vete Enver Hoxha. Si i ndodhi kur e kapi se pari kriza ne zemer. Historia e semundjes derisa kaloi ne regjim shtrati. Perfundimet e saj per Ramiz Aline.
Ndersa ne intervisten e numrit te sotem lexuesi i gjere i standardit do te mesoje se cfare i ndodhi Hysniut para se te shkonte per here te fundit ne Paris. Si u binden atje se gjendja e invaliditetit qe ishte krijuar nga mjeket shqiptare nuk qendronte. Momenti kur vdiq Hysniu dhe si e percollen ate cast mjeku Petrit Gace dhe vete Ramiz Alia. Pse ishte i shqetesuar ministri i Shendetesise Zicishti dhe deklarata e cuditshme e Kadri Hazbiut kur u kthyen ne atdhe pas vdekjes se Hysniut. Edhe shume momente te tjera te cilat zonja Kapo po i tregon per here te pare pikerisht ne intervisten e meposhtme.
Zonja Kapo ndersa nga numri i kaluar i standardit folem per situatat e krijuara kur filloi semundja e bashkeshortit tuaj ne ate kohe njeri shume i pushtetshem dhe njeriu me i afert i Enver Hoxhes sot donim te dinim se cfare momentesh i kane paraprine saktesisht vdekjes se Hysni Kapos
Ju tregova ne intervisten e numrit te kaluar se ishte nentori i vitit 1978 kur me perkeqesimet e herepashershme te shendetit te Hysniut u vendos qe te shkohej ne nje klinike te specializuar ne Paris. Madje ju bera te ditur se atij nga i gjithe rrethi i mjekeve qe ishin vene ne dispozicion iu krijua ajo gjendja e invaliditetit qe solli nje situate shume te veshtire ne qenien tone per fatin e Hysniut. Ne ate kohe sic edhe te tregova per te ndjekur semundjen e tij eshte krijuar nje komision i posacem shteteror i perbere nga mjeket me te mire te vendit.
Pse mendoni se semundja e tij nuk ishte aq e rende sa ju deklaronin kur thoni se na krijonin idene e invaliditetit
Ne te vertete nuk mendoj se ishte e tille. Pastaj nje gje te tille qofte nga rastesia apo qofte nga profesionalizmi na e thane edhe vete mjeket e huaj. Per kete gje sa shkuam ne Paris ne u beme entuziaste jo pak dhe pothuajse na iku nje pjese e madhe e atij dyshimi. Te gjithe ishim optimiste madje dhe Hysniu.
Mund ta njihte gjendjen e vet Hysniu
Ne Paris beri menjehere koronografine. Dhe ai e ndoqi vete te gjithe nga ekrani. Gjendja ne ate cast na u duk teper e mire.
Sa ndenjet ne France
Shkuam ne nentor 1978 dhe u kthyem ne shkurt te vitit 1979 pra ndenjem kater muaj.
Ishit qetesuar disi nga paniku qe ju ishte krijuar ne Shqiperi per nje situate te renduar te tij
Patjeter. Ishin doktoret franceze ata qe na qetesuan shume.
Nuk ju dukej shqetesues fakti qe Hysniu pesoi infarkte ne zemer
Ishte shqetesim jo i vogel por kjo nuk do te thoshte qe te ishte rasti me tragjik qe mund te ndodhte sic dhe na ishte paraqitur. Edhe vete Hysniu thoshte ashtu sic kisha dijeni dhe une qe kishte shume njerez te njohur qe kishin jetuar edhe pse kishin kaluar shume raste infarktesh. P.sh. ai kujtonte per Sadatin qe kishte jetuar per mrekulli pas 7 infarktesh.
Kur shkuat per here te fundit ne Paris
Dhe ky udhetim filloi me shume peripeci. Gjendja e Hysniut ndihej e renduar por gjithsesi ne nuk ishim te pergatitur per rastin ekstrem pra per vdekjen e tij. Qe kur ishim kthyer pas vizites se pare ne Paris ne shkurt te atij viti ai po perballonte nje sere infeksionesh. Pothuaj cdo muaj kalonte nje te tille.
Cfare infeksionesh
Ne veshka ne dhembe dhe i fundit qe na detyroi te marrim rrugen e gjate ishte ai i kolicistit ose i temthit sic quhet ndryshe.
E deshironte Hysniu viziten e dyte ne Paris
Absolutisht jo. Deklaroi prere se do te mjekohej vetem ketu pasi nuk shikonte ndonje gje qe mund te paraqitej aq alarmante sa po trajtohej. Por nuk do te vononte shume dhe mua do te me therriste shoku Enver. Ne ate periudhe kemi qene ne Pogradec. Ai me tha se duhej ndoshta qe Hysniu te bente nje operacion qofte dhe te veshtire.
U merzitet
Jo u merzita por edhe u stresova shume aq sa se permbajta dot te qaret se kuptova qe serish kishte dicka kritike te Hysniu pasi nuk kishte dyshim qe mjeket kishin sensibilizuar Enverin.
E konsideroni sensibilizim me qellim kete gje
Nuk mund te flas per gjera qe sjam ne dijeni te plote por une them per sa kam perjetuar. Kur i thashe Hysniut se shoku Enver kishte mendim qe ai te shkonte serish per konsulte dhe per nderhyrje kirurgjikale ne Paris ai u pergjigj se nuk ka per te shkuar pasi nuk kishte shqetesim te madh. Une i thosha qe te shkonte se ishte per te miren e tij por ai vazhdonte me te kunderten. Ne keto momente hyn ne shtepi shoku Enver. Hysniu menjehere i tha Me tha Vitua shoku Enver per sa keni konkluduar por une nuk do te shkoj jashte. Nuk e di pse eshte bere kaq tragjike kjo semundja ime kur une nuk e ndiej veten ne ate pike. Mirepo me kembenguljen e Enverit ai u bind. Periudha para se te niseshim u shoqerua me komplikime te shumta te shendetit te Hysniut. Ai vazhdonte me temperature te larte dhe te zgjatur. U kthyem menjehere ne Tirane. Rregullisht ne shtepi vinin gjithnje Kadriu dhe Mehmeti. Ishte fillimi i gushtit 1979.
Enveri nuk vinte
Enveri ishte ne Pogradec. Shtepia u kthye ne spital te vertete. Nuk shikoje gje tjeter vec mjete shendetesore ilace aparatura e cdo gje me te cilat merreshin nje grup i madh mjekesh. Gjendja ime psikologjike ishte pertoke. Skishte si ndodhte ndryshe kur shikoje gjithe ate perkujdesje dhe gjithe ate shqetesim ne syte e mjekeve dhe te shume shokeve qe vinin per vizite. Te them te drejten vihesha ne nje pozite te paperballueshme.
Pse e kishit te paperballueshme
Hysniu ishte i shtrire ne katin e dyte ndersa poshte jepnin e merrnin mjeke dhe shoke te udheheqjes duke bere jo vetem konsultime por edhe debate per faktin se duhej te shkonte jashte apo te operohej ketu. Dikush thoshte qe te behej operacion dhe dikush tjeter thoshte qe te mos e benin fare. Disa kembengulnin se kishte situate teper kritike dhe disa te tjere flisnin per organizem te forte etj. etj. Secili jepte e merrte mendimin e vet dhe nuk kujtoheshin per te pyetur vete Hysniun i cili nuk dinte se cfare behej e diskutohej.
Po Hysniu vete cfare thoshte
Ai rrinte i shtrire ne katin e dyte dhe une shkoja here pas here dhe i tregoja per sa mendonte njeri apo tjetri. Ishte dicka teper e dhimbshme kur vendosnin ne emer te preokupimit te tepert te tjeret me shume se te afermit apo se dhe vete Hysniu. Ne nje moment Hysniu me nje inat qe e mbante perbrenda me thote Vito hajde ulu ketu ne dhome dhe nuk duhet te marresh pjese ne asnje debat apo konsulte qe behet per mua. Une nje gje po them qe nuk jam i semure me shume sesa kam qene qe po behet gjithe ky alarm. Le te bejne cfare te duan dhe si te duan.
Cfare do te thoshte ky veprim
Ishte nje menyre revolte qe po e shprehte ne menyre te tille. Fjalen e kishte qe derisa nuk e degjonin dhe nuk i merrnin mendim ai po protestonte duke mos pasur asnje perfaqesues te familjes ne nje kohe qe po flisnin per te. Per ate rast kam dhe dicka te vecante qe me ka ngelur ne mendje. Ishte casti kur u nisem per te shkuar ne Paris. Ka qene pikerisht data 7 gusht viti 1979. Hysniun e kapen nga krahu Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu dhe nuk e lane as te takohej me nenen time qe rrinte duke shikuar nga dritarja duke i thene Hajde se do ta takosh kur te kthehesh se sna pret puna. Une i them se skishte problem pasi e takova une. Ai u pergjigj me inat qe po e kufizonin deri ketu lsquoPo ti e takove per vete une dua ta takoj per vete.
Pse
Mediton jo pakhellip pastaj vazhdon. Nuk e kam kuptuar sakte ndoshta ne emer te kujdesit
Ky ishte largimi i fundit
Po.
Kush erdhi me ju
Ishin doktoret Dine Abazi Petrit Gace dhe Fejzo Bio etj. Te nesermen mberriti ne Paris edhe ministri i Shendetesise Llambi Zicishti dhe me mbrapa edhe shume shoke te tjere deri te Ramiz Alia.
Cfare konstatuat nga konsulenca e mjekeve ne Paris
Petrit Gace u kerkoi mjekeve franceze gjate konsulences me ta qe te behej nje operacion poliativ. Kjo do te thoshte per te bere operacion mbi ate cfare konstatohej pra qe dukej te cilat ishin kisti ne pankreas dhe kolicistiti te cilat u vertetuan pas shume e shume analizash. Doktoret franceze kerkuan operacion radikal gjoja ti zgjatnin dhe dy vjet jeten me justifikimin qe ti sherbente dhe sadopak popullit te vet.
Cishte operacioni radikal.
Ishte nje operacion i pergjithshem qe kishte te bente me heqjen e pjeses me te madhe te organeve te brendshme por e keqja ishte se kerkohej te behej vetem mbi baza dyshimi pra e gjitha kjo sic thoshte edhe Petrit Gacja do te behej duke mos pasur asnje metastaze. Pra ketu behej fakt i kryer ajo qe nuk ishte konstatuar saktesisht.
Po ju nuk u pyetet
Absolutisht nuk me merrnin mendim. Madje kirurgu kryesor qe do te udhehiqte operacionin tha qe nuk mund ta bente ate pa marre aprovimin e zonjes Kapo si familjarja me e afert.
Pastaj
Prape nuk me pyeten per mendimin tim por mbaj mend qe ishte nje doktor francez te cilit vetem mbiemrin i mbaj mend pasi e therrisnin profesor Hasani. Ai tha se do te behej patjeter operacioni pasi e merrte ai persiper duke aluduar se shqiptareve nuk u thuhej kur flitej per raste ekstreme. Keshtu qe une nuk pata mundesi fare para atij ekipi aq te madh mjekesh per te thene qofte dhe nje mendim. Vec qendroja dhe prisja me ankth te papermbajtur.
Cfare operacioni u be se fundmi
U be operacion radikal more bir. Sic thoshte profesor Petriti qe Hysniut i hoqen nga trupi nje legen me placka te brendshme.
A ka qene Ramiz Alia aty
Ka qene pasi erdhi me vone. Ju tregova se qe te nesermen si kishim shkuar ne Paris erdhi ministri i Shendetesise Zicishti e me pas edhe Ramizi apo dhe shume te tjere.
Cfare ju ka bere pershtypje nga qendrimi i njerezve te derguar ne Paris
Pershtypjet e mia jane te shumta por ajo qe nuk me largohet nga mendja eshte rasti i ministrit te Shendetesise Llambi Zicishti. Ai megjithese u dergua posacerisht nga Tirana per problemin e Hysniut nuk shkoi asnjehere ne asnje konsulte me mjeket franceze e jo me te asistonte ne operacion. Kete nuk e beri edhe kur i tha Ramizi se duhej te asistonte ne operacion. Madje nje here mbaj mend qe vete Hysniu u shpreh Po ky dereziu minister pse nuk po duket fare. Perse ka ardhur ne Paris
Cfare gjendjeje paraqiste ministri Zicishti
Ishte teper i tronditur dhe sec kishte nje si lloj frike qe i konstatohej me mire kur i kerkohej per te takuar Hysniun. Gjendjen e vazhdueshme te Hysniut per te raportuar ne Tirane e merrte nga Petrit Gace apo dikush tjeter dhe nuk interesohej vete te ishte prane.
Tjeter
Pershtypje tjeter me ka bere doktor Petrit Gace i cili megjithese ishte i mesuar me dhjetera vdekje dhe i pergatitur per te gjitha situatat kur vdiq Hysniu ai beri nje ulerime te madhe dhe te papermbajtshme. Qe te tregohem e sinqerte nuk mund te them se nuk te bente pershtypje ajo skene qe kishte te bente pikerisht per Petritin.
Po te Ramizi cfare ju beri pershtypje ne rastin kur Hysniu nderroi jete
Ishte rasti qe Petrit Gace po ulerinte pikerisht ne momentin qe Hysniu nderroi jete dhe Ramizi e pyeti se cfare kishte qe po bente ashtu Pasi mori vesh te verteten ai me gjakftohtesi dhe me nje qetesi karakteristike tha Ajo qe pritej ndodhi. Kjo menyre si e priti ai vdekjen e Hysniut mua me beri pershtypje pikerisht per faktin se kujtoja Ramizin nje vit me pare pra ne lsquo78-n kur Hysniut i ra infarkti i pare. Ai atehere arriti jo vetem te tronditej shume por dhe te qante ne sallonin e shtepise. Ndersa per momentin qe tregoj u prezantua nje Ramiz krejt tjeter.
Cfare konkludoni nga kjo
Une vetem pershkruaj ato qe kane ndodhur me bashkeshortin tim.
Cfare konstatimi tjeter keni bere ne ato momente
Mbi gjithcka me ka bere pershtypje biseda e Kadri Hazbiut pas pak kohesh si kishte vdekur Hysniu. Se kam thene asnjehere por tani mund te them se ai ne disa raste disi shume i tronditur eshte shprehur Shyqyr qe raportova qendrimet e te dy paleve te mjekeve dhe franceze dhe shqiptare si perfundime vec e vec. Por kete nuk e tha nje here por e perseriti ne periudha te ndryshme disa here. Shyqyr qe raportova mendimet e te dy paleve per problemin e operacionit.
Ku e kishte fjalen
Problemi kishte te bente se mjeket shqiptare deklaruan se zemra e Hysniut nuk perballonte operacion ndersa ndodhi e kunderta qe i perballoi shume mire aq sa mjeket franceze u shprehen per gjendje shume te mire te saj. Kadriu kishte raportuar te dy mendimet edhe te ekipit te mjekeve shqiptare dhe te ekipit te mjekeve franceze. Ceshtja eshte se cfare parandiente Kadriu. A ishte ne korrent se ne nje dite do te merrej ne analize vdekja e Hysniut Perse duhej te shqetesohej ne rast se punet kishin ecur normalisht dhe pa te fshehta
Qe sido qe te vinte puna ai ishte ne rregull. Pra nuk implikohej ne asnje problem qe mund te kishte ne te ardhmen Hysniu.
Mjeku Petrit Gace
Pershtypje tjeter me ka bere doktor Petrit Gace i cili megjithese ishte i mesuar me dhjetera vdekje dhe i pergatitur per te gjitha situatat kur vdiq Hysniu ai beri nje ulerime te madhe dhe te papermbajtshme. Qe te tregohem e sinqerte nuk mund te them se nuk te bente pershtypje ajo skene qe kishte te bente pikerisht per Petritin.
Ramiz Alia
Ishte rasti qe Petrit Gace po ulerinte pikerisht ne momentin qe Hysniu nderroi jete dhe Ramizi e pyeti se cfare kishte qe po bente ashtu Pasi mori vesh te verteten ai me gjakftohtesi dhe me nje qetesi karakteristike tha Ajo qe pritej ndodhi. Kjo menyre si e priti ai vdekjen e Hysniut mua me beri pershtypje pikerisht per faktin se kujtoja Ramizin nje vit me pare pra ne lsquo78-n kur Hysniut i ra infarkti i pare. Ai atehere arriti jo vetem te tronditej shume por dhe te qante ne sallonin e shtepise. Ndersa per momentin qe tregoj u prezantua nje Ramiz krejt tjeter.
Kadri Hazbiu
Mbi gjithcka me ka bere pershtypje biseda e Kadri Hazbiut pas pak kohesh si kishte vdekur Hysniu. Se kam thene asnjehere por tani mund te them se ai ne disa raste disi shume i tronditur eshte shprehur Shyqyr qe raportova qendrimet e te dy paleve te mjekeve dhe franceze dhe shqiptare si konkluzione vec e vec. Por kete nuk e tha nje here por e perseriti ne periudha te ndryshme disa here. Shyqyr qe raportova mendimet e te dy paleve per problemin e operacionit.
Pra Kadriu kishte raportuar te dy mendimet edhe te ekipit te mjekeve shqiptare dhe te ekipit te mjekeve franceze. Ceshtja eshte se cfare parandiente Kadriu. A ishte ne korrent se ne nje dite do te merrej ne analize vdekja e Hysniut Perse duhej te shqetesohej ne rast se punet kishin ecur normalisht dhe pa te fshehta
Qe sido qe te vinte puna ai ishte ne rregull. Pra nuk implikohej ne asnje problem qe mund te kishte ne te ardhmen Hysniu.