E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikoi për tokën e autostradës, pranga kryeplakut të Thirrës

Mirditë Preng çupi akuzohet se rregulloi letrat për një pronë që u dëmshpërblye me 6 milionë lekë

Sektori i luftës kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ka arrestuar dje krypelakun e fshatit Thirrë të Komunës Fanë të Rrethit Mirditë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, arrestimi është bërë rreth orës 11:00 të paradites së djeshme në kuadër të operacionit të koduar “Autostrada”, pasi ishte dokumentuar veprimtaria kriminale e 51-vjeçarit Preng çupi, kryaplaku i fshatit Thirrë dhe bashkëpunëtorit të tij, Nikoll Prenga, nga i njëjti fshat, por aktualisht me banim në Lukovë të Rrethit të Sarandës. çupi dhe Prenga akuzohen për falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim. Sipas burime zyrtare të policisë së Lezhës, mësohet se arrestimi i Preng çupit me detyrë kryetar i fshatit Thirrë, në vitin 2007 ka plotësuar në mënyrë fiktive një akt të marrjes së tokës në pronësi në emër të një shtetasi, duke i njohur padrejtësisht këtij të fundit një sipërfaqe toke truall 4300 m2 dhe një banesë, ndërkohë që këtë pronë, ky shtetas ia ka shitur që në vitin 1990 një tjetër personi. Aktin e marrjes së tokës në pronësi, si dhe të gjitha dokumentet e praktikës së regjistrimit të kësaj prone në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Mirditë, e cila është përfshirë nga shpronësimi i autostradës Durrës-Kukës me një vlerë 6 milionë lekë, megjithëse janë dhënë në emër të një shtetasi, janë nënshkruar nga Nikollë Ndue Prenga. Për këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur të hënën masën e sigurisë arrest me burg për Preng çupin, duke e akuzuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve nga persona që kanë për detyrë t’i plotësojnë ato, e kryer në bashkëpunim. Në të njëjtën ditë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg edhe për Nikollë Prengën, duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim. Mbi bazën e këtij vendimi penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka nxjerrë urdhër-arrestin dhe policia i ka shpallur këta persona në kërkim. Një ditë më pas u bë i mundur arrestimi i dy personave, që do të përgjigjen para ligjit për veprimin e kryer.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›