Spitali i Kukësit mban pjesën e vet të fajit
Medikamentet
Mjekët e spitalit të Kukësit presin sot sasinë e parë të ripavirinës, medikamentit specifik për të luftuar infeksionin e etheve hemorragjike. Një mjek nga Kukësi tha se përgjegjësia për mungesën e deritanishme të medikamentit nuk është vetëm e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe e vetë spitalit, që tashmë ka një buxhet të vetin me të cilin blen disa nga medikamentet që i nevojiten. Nga ana tjetër, drejtori i politikave shëndetësore në ministri, Pëllumb Pipero, pranoi se mungesa e medikamentit ishte problem tenderësh, por tashmë është zgjidhur.
#