E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ndryshimet në ushtri

Autori i Lajmit: red.
Presidenti Bamir Topi ka bërë dekretimet për ndryshimet më të fundit në ushtri. Topi ka dekretuar lirimin e komandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Komandën e Forcës së Bashkuar, gjeneralbrigade Maksim Malaj. Gjeneral Malaj u emërua pak ditë më parë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Malaj zëvendësoi Luan Hoxhën, i cili u shkarkua pas hetimeve për tragjedinë e Gërdecit. Presidenti ka dekretuar edhe emërimin e komandantit të ri të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneralbrigade Viktor Berdo, si dhe lirimin e tij nga detyra e mëparshme e komandantit dhe zv/rektorit të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”. Përveç këtyre ndryshimeve, Topi ka dekretuar edhe disa ndryshime të tjera në ushtri.

Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›