E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta ime është e gjitha një fushatë elektorale

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Berisha ka folur dhe për fushatën që ai vetë por dhe eksponentë të PD-së kanë filluar gati një vit përpara zgjedhjeve të 2009. Ai ka thënë se Berisha është gjithë jetën në fushatë. Interesimit të medias, nëse ky tur përurimesh do të konsiderohet si nisje e fushatës elektorale, Kryeministri iu përgjigj: “Nëse e quani edhe këtë tur inaugurimesh fushatë, atëherë të jetë e qartë se Sali Berisha është gjithë jetën në fushatë, sepse unë premtoj dhe e mbaj fjalën. Kjo nuk është fushatë, por nëse doni, mund ta quani të tillë. Motoja ime është premtim, mbajtje fjale dhe inaugurim. Unë nuk do t`i ndahem kësaj motoje asnjëherë, derisa të mbetem në politikë. Nëse qytetarët e pëlqejnë këtë dhe më votojnë, nuk është përgjegjësia ime, por merita e tyre që dinë të vlerësojnë atë që duhet të vlerësojnë”. Kryeministri tha se turi i tij nesër do të vijojë me përurime në Vlorë.

Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›