Falsifikonin shasitë e veturave, 7 të arrestuar
Policia e Kavajës, goditi një grup vjedhësish automjetesh që vepronin në disa qytete të vendit, të dyshuar për grabitjen e rreth 20 makinave
Pasi automjetet vidheshin në Jug, dërgoheshin në dy servise në Shkodër, ku iu ndërrohej numri i shasisë ose shiteshin për pjesë këmbimi
TIRANE- Goditet në Kavajë një grup kriminal i përfshirë në vjedhjet e automjeteve dhe falsifikimit të shasive të tyre, aktiviteti i të cilëve shtrihej në Kavajë, Elbasan, Shkodër e disa rrethe të tjera të vendit. Policia arreston shtatë persona nga Dibra dhe Shkodra, ndërsa shpallet në kërkim edhe një person tjetër. Fatmir Marku, 23 vjeç, Bledi Zefi, 26 vjeç, Elidon Sokoli (Marku), 33 vjeç, të tre banues në Shkodër, si dhe Irena Boduri, 28 vjeçe banuese në Shupenzë Dibrës, u arrestuan në flagrancë nga policia e Kavajës, me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Ndërkaq, gjatë hetimit, janë zbuluar e arrestuar si bashkëpunëtorë të grupit edhe Nikoll Delijaj, 30 vjeç, Kujtim Fermasi, 35 vjeç,. Alfred Krepi, 44 vjeç, të tre në fshatrat Tplan e Thermë të Shkodrës. Grupi u parë i personave, mësohet se është kapur pas ndjekjes së kryer ndaj tyre nga policia e Kavajës, për një automjet që dyshohej se ishte vjedhur në Elbasan. Pas ndjekjes së policisë, ata kanë braktisur mjetin dhe kanë vazhduar me një mjet tjetër shoqërues. Por pas postbllokut të policisë janë detyruar të ndalen në Golem. Pas verifikimit të mjetit të braktisur, blutë kanë arrestuar katër personat me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim të automjeteve.
Ndërkaq, gjatë hetimit është zbuluar se ata janë autorë të vjedhjes së disa automjeteve që shiteshin në dy servise në shkodër. Gjatë hetimit, policia ka zbuluar edhe grupin e dytë të personave të cilët punonin në një servis në Shkodër, ku fillimisht mjetet çmontoheshin e iu ndryshoheshin numrat e shasive. Ose iu merreshin pjesët për kërmbim për mjete të tjera.
Në Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin automjetin tip "Benz", me targa KJ 0687 A, pak ditë më parë. Ndërkaq në ngarkim të tyre, policia iu ka atribuuar edhe vjedhjen e një automjeti BMV, me targa të huaja BC 695 CG etj.
"Është dokumentuar përfshirja e tyre në vjedhjen e tri automjeteve në Tiranë, në 4 në Durrës, katër në Elbasan, po kaq në Fier, e dy vjedhje të tjera në Shkodër. Në serviset e kontrolluara, policia ka sekuestruar edhe një sërë automjetesh dhe targash të Kosovës, Shqipërisë etj. Nga hetimet e kryera, policia pohoi se ka provuar përfshirjen e tyre në këtë aktivitet për një periudhë prej më tepër se katër muajsh, ndërsa dyshimet e tyre janë se ky grup ka kryer aktivitetin e tij kriminal edhe më parë, në të njëjtën mënyrë.
Të arrestuar
Fatmir Marku, 23 vjeç, banues në Shkodër
Bledi Fran Zefi, 26 vjeç, banues në Vaun e Dejës
Elidon Sokoli (Marku), 33 vjeç, banues në Shkodër
Irena Boduri, 28 vjeçe, banuese në Dibër
Nikoll Delijaj 30 vjeç, banues në Shkodër
Kujtim Fermasi, 35 vjeç, banues në Shkodër
Alfred Krepi, 44 vjeç, banues në Shkodër