E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Nuk kemi përgjegjësi për vdekjen e të riut

14/11/2009  Gjenden në banesën e viktimës sendet e vjedhura

DURRES- Shtetasi Klodian Bushi 28 vjeç nga Durrësi është vetëvarur me rrobat e tij të brendshme. Policia e Durrësit i ka dhënë përgjigje mëdyshjes së ngritur lidhur me vdekjen në mjediset e shoqërimit të të riut Bushi i vënë në dyshime për një vjedhje të ndodhur në lagjen numër 11 të qytetit vetëm tre ditë para se 28-vjeçari të gjente vdekjen në rrethana të dyshimta. Viktima i është nënshtruar për 2 orë autopsisë mjekoligjore, të cilët kanë arritur në konkluzionin se shtetasi Klodian Bushi ka vdekur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Krimi ka ndodhur rreth orës 21 të mbrëmjes të së enjtes dhe për të zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në mjediset e shoqërimit të policisë së Durrësit kanë ardhur ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë. 28-vjeçari Bushi është thërritur në polici së bashku me bashkëshorten e tij Gj. Bushi rreth orës 12 të së enjtes për t’u mbajtur në kushtet e izolimit deri në çastet e ngjarjes së rëndë. Vdekja e Klodian Bushit vijon të mbetet ende e paqartë, pasi policia nuk ka mundur të shpjegojë arsyen se për ç’shkak Klodian Bushi është gjetur i vetëvarur në komisariatin e policisë, ndërkohë që bashkëshortja e tij merrej në pyetje në Drejtorinë e Policisë. Bushi sipas policisë është dënuar 5 herë për veprën penale të vjedhjes dhe është shoqëruar së bashku me bashkëshorten për një vjedhje të ndodhur në datë 9 nëntor 2009 në banesën e shtetasit L. K në lagjen nr. 11 ku janë vjedhur bizhuteri të florinjta, pesë orë dore dhe një telefon celularë tip “Nokia”. Pas vdekjes së Bushit, e cilësuar nga policia si vetëvarje, 28-vjeçari thuhet zyrtarisht se është autori i vjedhjes pasi në banesën e tij efektivat e policisë së Durrësit kanë sekuestruar sendet e mësipërme. Pak pasi ai është detyruar të qëndrojë në këtë dhomë, punonjësi i shërbimit, gjithnjë sipas komunikatës zyrtare të policisë, ka parë të vetëvarur 8-vjeçarin. Policia ka thënë se vetëvarja ka ndodhur në derën e brendshme të dhomës së shoqërimit dhe se Klodian Bushi kishte në fyt lakun e sajuar me anë të rrobave të brendshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›