E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet në mes të ditës Raffaisen Bank

14/11/2009  Hajduti mori 6 milionë lekë

FIER- Dega e Raffaisen Bank që ndodhet përballë bar “Rinia” në qendër të qytetit është grabitur në mesditën e djeshme. Sipas burimeve zyrtare të policisë, por edhe stafit të kësaj banke mësohet se grabitësi ka qenë i vetëm me maskë dhe armë. Ai ka zgjedhur orën e mesditës kur në bakë nuk kishte asnjë person veç disa arkëtareve. Nga arka ai ka marrë shumën e 6 milionë lekëve (nuk dihet nëse janë të reja apo të vjetra) dhe ka ikur i qetë duke marre drejtimin e urës me shkallë për në lagjen “1 Maj” të qytetit. Ka qenë ora 11 e 30 minuta kur një person ka hyrë në ambientet e Raffaisen Bank që ndodhet për ballë bar “Rinia”. Sapo është futur brenda ai ka vendosur maskën ka nxjerre pistoletën dhe ka detyruar punonjësit që t’i fusnin shumën e lekëve në një qeskë. Paratë kanë qenë të prerjeve të ndryshme. Për një moment ata kanë refuzuar që të zbatojnë urdhrin e grabitësit, por ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë në ambientet e brendshme të bankës. Nga frika se mos grabitësi qëllonte mbi ta ata i kane futur në qeskë shumën e 6 milionë lekëve dhe ka dalë i qetë duke marrë rrugën nga Ura me shkallë në drejtim të lagjes “1 Maj” të qytetit, atje ku aktualisht është tregu industrial i qytetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore ku kanë marrë në pyetje stafin e bankës, por edhe kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›