E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 24-vjeçari, kreu marrëdhënie me minorenen

14/11/2009  FIER- Një 24-vjeçar F. K. banor i njërës prej lagjeve të Fierit është vënë në prangat e policisë pas kallëzimit që ka kryer ndaj tij një vajzë 15-vjeçare, për marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Pas denoncimit që minorenia kreu në polici kjo e fundit ka kryer ndalimin e 24-vjeçarit. Sipas burimeve zyrtare të policisë Fier mësohet se gjatë marrjes në pyetje 24-vjeçari ka pohuar se ka pasur lidhje me 15-vjeçaren, por seks me të ka kryer kundrejt dëshirës së saj dhe nuk e ka kryer me forcë apo që ta ketë përdhunuar. Nga ana e saj 15-vjeçarja ka pohuar se marrëdhënia seksuale mes saj dhe 24-vjeçarit është kryer rreth tetë muaj më parë, ndërkohë që ai i kishte premtuar se e donte e kur të plotësonte moshën do të martohej me të. Ndarja mes tyre ka qenë shkaku që 15-vjeçarja të kryej denoncimin në policinë Fier gjë që e ka çuar 24-vjeçarin në pranga pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me minorene. Edhe pse 24-vjeçari mund të pranojë që të martohet me 15-vjeçaren ai përsëri është përgjegjës për veprën penale që ka kryer, kanë pohuar për mediat burimet zyrtare të policisë Fier.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›