E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikonin para me kompjuter, i “shpenzonin” per lojera fati

Lezhe- Luanin lotari sportive me para te falsifikuara, ndalohet nje adoleshent dhe dy te mitur ne Lezhe. Tre te dyshuarit arrinin qe nepermjet nje kompjuteri, skaneri dhe printeri te nxirrnin prerje 1 mije lekeshe te falsifikuara dhe me to te vinin skedona apo te luanin bixhoz ne lojerat e fatit. Zbulimi ka ardhur pas denoncimit te nje prej administratoreve te lokaleve ne Lezhe dhe duke zbardhur dita e djeshme u vune ne pranga te dyshuarit Marjan Docaj, 19-vjec, banues ne Fushe-Kuqe, J. N., 17-vjec, banues ne fshatin Gurrez dhe T. M., 17-vjec, banues ne Fushe-Kuqe. Burime zyrtare thane se ne bashkepunim me njeri-tjetrin ata kane perdorur mbi 30 prerje kartemonedhash te falsifikuara, te prodhuara ne shtepine e te miturit J. N., me ane te skanimit ne kompjuter, ne fshatin Gurrez. Keto para te rreme Docaj dhe i mituri tjeter i kane perdorur ne nje kompjuter lojera fati ne qytetin Lacit. “Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 32 kartemonedha me prerje 1000 lekeshe te falsifikuara, 5 kartemonedha te rregullta qe sherbenin per te prodhuar te tjerat, 1 skaner, 1 kompjuter dhe pajisje kancelarie”, tha policia e Lezhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›