E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i klandestineve, kapen 13 vete, paguan nga 1 mije euro

Dy tentativa te trafikut te klandestineve jane goditur dje nga Policia Kufitare ne Gjirokaster dhe Korce, duke arrestuar po kaq te dyshuar qe perfitonin deri ne 1 mije euro per person. Ne perfundim te operacionit jane shoqeruar edhe 13 te dyshuar si klandestine, qe tentonin Greqine pa dokumente te rregullta.
Rreth ores 08:30 te mengjesit te djeshem, ne zonen e Kakavijes, eshte kapur ne flagrance Erjus Arapaj, 19-vjec, banues ne Vlore, pasi patrulla e policise kufitare ka konstatuar dhe ndaluar 6 persona po nga Vlora qe perpiqeshin te kalonin kufirin ilegalisht. Pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje ka rezultuar se ne kete grup bente pjese edhe Arapaj, i cili do te perfitonte 5 mije euro per dergimin e klandestineve deri ne destinacion. Pasi i kishte mbledhur ne qytetin e tij bregdetar, ata kishin nisur udhetimin prej mbremjes se hene, por u kapen mengjesin e djeshem. Arapaj akuzohet per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, me qellim fitimin”.
Pak ore me pare, Stacioni i Policise Kufitare Shtik, ne Korce, ne vendin e quajtur “Ura e Shales” kane kapur 8 persona ne tentative kalimi te kufirit shqiptaro-grek. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se organizator i dyshuar ishte Ismet Hoxha, 33-vjec, banues ne Kucove, qe do akuzohet per te njejten veper penale dhe dyshohet se do perfitonte deri ne 1 mije euro per person.

Te arrestuar:
Erjus Arapaj, 19-vjec, Vlore
Ismet Hoxha, 33-vjec, Kucove
Akuza:
“Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”
Perfitimi, deri ne 1 mije euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›