E Diel, 1 Nëntor 2026

Percillet nga qindra qytetare aktori Perika Gjezi

KORCE- Percillet ne banesen e fundit nga qindra qytetare, miq, kolege dhe te aferm aktori i njohur Perika Gjezi. Pas homazheve qe zgjaten dy dite ne qytetin e Korces, dje jane zhvilluar edhe nderimet e fundit per 61-vjecarin qe ka luajtur ne dhjetera filma shqiptar dhe ne teater. Aktori Perika Gjezi, humbi jeten tragjikisht te dielen ne aksin Korce-Voskopoje, teksa mjeti i tij “Golf” u perplas me nje fuoristrade qe udhetonte drejt Lekasit. Policia ndaloi te dyshuarin 20-vjecar per ngjarjen tragjike, nen akuzen e “shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”. Homazhet ne nder te Perika Gjezit jane kryer mesditen e djeshme ne teatrin e qytetit juglindor “Andon Z. Cajupi”, ndersa te pranishmit shprehen vleresimet maksimale per te ndjerin. “Korca sot eshte ne dite zie. Jo vetem ne artistet, por edhe publiku korcar ka humbur nje potencial te artit shqiptar”, eshte shprehur aktorja Zamira Kita. Gjezi ka interpretuar dhjetera role ne kinematografi dhe teater.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›