Refuzimi i opozites Keshilli Bashkiak i Tiranes ne Kolegj

Edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendoset nga Kolegji Zgjedhor. Shpërndarja e mandateve të këshillit ka dështuar në miratimin në parim, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i mbledhur pasditen e së hënës për këtë çështje.
Shpërndarja e mandateve që kërkon shumicë të cilësuar të votave, konkretisht pesë të tilla nuk është arritur pas kundërshtimit të anëtarëve të opozitës në të.
Ata argumentuan se për ta është antikushtetuese tabela përfundimtare e Tiranës miratuar nga KQZ dhe çertifikuar më pas nga Kolegji Zgjedhor dhe rrjedhimisht edhe mandatet e këshillit nuk mund të kishin konsensusin e tyre.
"Unë nuk jam dakord me rezultatin, me atë çka pasqyron këtë tabelë rezultati dhe krejt normalisht t'u reflektojë atyre çfarë ka ndodhur. Dhe sa kohë që shtëpia s'ka themel, s'mund të ndërtohen muret e shtëpisë, në gjykimin tim"-tha nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.
"Për Tiranën më duhet të them se s'keni votuar asnjëherë pro ligjit dhe kam parasysh vendimet që ka çertifikuar Kolegji Zgjedhor. Jeni në gabim 100 %, ndërkohë kur na keni akuzuar që nuk respektojmë ligjin me lloj-lloj batutash. Mendova që sot, meqë është kaq e thjeshtë do të gjenit kurajo të votonit njëherë se s'ka kush t'u kërkojë llogari. është kaq e qartë, kaq pro ligjit sa po të votosh kundër dua të di në do të të zërë gjumi natën apo jo, sepse është shumë e rëndë"-tha anëtari i KQZ-së, Klement Zguri.
Shpërndarja e mandateve për këshillin bashkiak të Tiranës do të bëhet tani nga Kolegji Zgjedhor ku si ankimues mund të jetë vetë KQZ apo një nga subjektet politike që në këtë rast si palë e interesuar pritet të jetë Partia Demokratike.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 )