Zgjedhjet Kolegji rrezon padine e PS
“Kolegji Zgjedhor në bazë të nenit 135 vendosi rrezimin e kërkesë padisë së Partisë Socialiste për shkak të tejkalimit të afateve të dorëzimit të kërkesë padisë”. Me këtë fjali, Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ekzaktësisht dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, betejës ligjore për kryebashkiakun e Tiranës. Trupa e kryesuar nga Sashenka Jonuzi , pas 24 orë konsultimesh, i ka mbyllur në këtë mënyrë çdo shteg ligjor socialistëve për të vijuar më tej rrugën e ankimimeve dhe kërkuar pavlefshmërinë.Gjithashtu ka legjitimuar Lulzim Bashen si kryetarin e bashkisë me 93 vota kryesim mbi Edi Ramën. (Update)
Selia rozë hoqi dorë në 6 korrik nga padia e saj për pavlefshmëri në 284 qendra votimi dhe kërkoi që kolegji të shqyrtonte vetëm padinë e dytë, të dorëzuar në dy korrik, për të detyruar KQZ–në të shqyrtojë ankesën e saj.
Një ditë më pas, juristët e majtë iu rikkthyhen dhe një herë pavlefshmërisë, por këtë herë duke shprehur dyshime mbi integritetin e institucionit të kryesuar nga Ristani, kërkuan që për 284 qendrat të vendoste vetë kolegji.
Edhe pas pranimit të provave filmike dhe shkresore voluminoze që faktonin sipas selisë rozë manipulimet duke prodhuar 870 fletë më shumë se votues në tabelat e rezultatit, përsëri kolegji vendosi se PS kishte kaluar afatet për të kërkuar pavlefshmërinë.
Rezultati me 93 vota diferencë mes dy kandidatëve të Tiranës, erdhi pas një tjetër vendimi të gjykatës së zgjedhjeve në 13 qershor, që detyroi KQZ-në të rihapte kutitë. Ky rezultat zëvëndësoi atë të 23 majit, i cili i jepte Bashës një avantazh me 81 vota dhe që rrëzoi atë të mëparshmin ku Rama kryesonte me 10 vota.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 08 korrik 2011 )