E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikuan euro, pranga tre adoleshentëve

Vlorë – Duket se mania e të qenit të pasur nuk përfshin vetëm të mëdhenjtë, por edhe të vegjlit. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se tre adoleshentë, të moshës 16 e 17 vjeç janë vënë në pranga pasi kanë rezultuar falsifikatorë të monedhës së përbashkët evropiane. Të rinjtë, të cilëve u bëhen të ditur vetëm inicialet, janë zbuluar ndërsa kanë tentuar të blejnë një cellular me eurot e falsifikuara.

Sipas bluve, falsifikimi i parave është realizuar përmes skanimit të parave. Kësht adoleshenntët kishin realizuar dy kartëmonedha false me vlerë 100 euro secila. Pasi kanë shkuar të blejnë celularin, ata janë denoncuar nga vetë shitësi dhe më pas janë ndaluar nga uniformat blu. Tashmë të rinjtë po procedohen nën akuzën e “falsifikimit të kartëmonedhave në bashkëpunim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›