Falsiteti i prishjes së bojkotit - PS i rikthehet bllokimit të ligjeve

Kamikazët e PS-së urdhërohen sërish t’i kthehen politikës bllokuese në parlament, sipas vendimit parapak të bllokimit të çfarëdolloj reforme që kërkohet nga Bashkimi Europian dhe që e afron Shqipërinë me statusin e kandidatit
Deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe një nga ekspertët e Partisë Socialiste të hartimit të Kodit Zgjedhor, plotësoi dje segmentin e falsitetit të karikaturës politike, Edvin Rama, duke deklaruar se opozita do bllokojë votat në parlament, duke mos aprovuar ligjet e rëndësishme dhe reformat për integrimin. “Kamikazët” e Edvinit, që këtë herë duket se kanë zënë “pritë” në parlament, me idenë se do kryejnë aty aktet e turpit të politikës së tyre kasnece, iu rikthyen kalvarit të deklaratave kërcënuese, për të cenuar punën e qeverisë dhe vullnetin e saj për dialog me opozitën. Kësisoj, mercenarët e Edvinit kanë nisur hartimin e një strategjie të re që do të çojë në bllokimin e punës së parlamentit dhe njëherazi ndërprerjen e reformave që lidhen me liberalizimin e vizave dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Preteksti i mos hapjes së kutive nga mazhoranca, është vetëm fillimi i asaj tymnaje që u artikulua turpshëm me nisjen e protestave dhe u vazhdua deri në hyrjen në grevë urie. Por, këtë herë sulmet nuk do të organizohen më nga rruga apo çerdhja e grevës, synohet të mos jepet kompromisi për ligjet e rëndësishme që janë detyrime të panegociueshme për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Atë që opozita dhe PS nuk arriti të realizojë përmes protestave dhe grevës së urisë, po harton një tjetër skenar, atë të bllokimit të ligjeve në parlament dhe rezultati është i qartë; jo liberalizim vizash; jo marrje të statusit kandidat. Procese këto, të cilat, mazhoranca dhe autoritetet e qeverisë kanë dhënë garanci të plotë se do finalizohen me sukses brenda vitit 2010-ë, pavarësisht qëndrimit të opozitës së Pinjollëve të Byrosë Politike.