"Vavilis" Kryepolici grek në Tiranë për ortakët shqiptarë

25/04/2005 TIRANË- Kreu i policisë greke, Georgios Agelakos, pohon zyrtarisht se Apostolos Vavilis, ka qëndruar në Shqipëri para disa muajsh dhe ky informacion ishte vlerësuar maksimalisht nga autoritetet e shtetit helen. Gjatë një konference për shtyp, menjëherë pas mbarimit të takimit në nivel drejtorësh dhe nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë mes policive të dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu Agelakos ka pranuar se hetimet paraprake të policisë greke, kanë çuar në bashkëpunimin me Shqipërinë, në lidhje me lëvizjet e agjentit në territorin e vendit tonë, duke qenë se hetimet kanë qenë të përbashkëta dhe vizitat e krerëve të gjykatës e të prokurorisë shqiptare kanë qenë të shumta. Drejtori i Përgjithëm i Policisë Greke, i pyetur specifikisht rreth mundësisë së strehimit të tij në Shqipëri, dy ditë para se të arrestohej në Bolonja, tha se "Nuk mund ta konfirmoj një fakt të tillë". Pra ai e ka mohuar në këtë mënyrë kalimin e Vavilisit në vendin tonë, para se të prangosej në Itali, ndërsa pranoi se atyre u janë servirur vazhdimisht informacione nga policia greke rreth lëvizjeve të tij . Një tjetër pyetje që iu bë kreut të policisë greke, kishte të bënte me ekstradimin e Vavilist në Greqi dhe mundësisë së veprimeve e hetimeve të organeve të shtetit helen. "Atë tashmë e kanë arrestuar autoritetet italiane dhe mendoj se është në dorën e tyre për veprimet që do të pasojnë më tej. Gjithësesi me një vullnet të mirë politik, them se do të arrihen të gjitha pikësynimet tona"-u përgjigj Agelakos. Në këtë mënyrë, vërtetohet të gjitha deklaratat e shkrimet e ndryshme në të përditshmet greke, të cilat kanë thënë se Vavilis strehohej në Gjirokastër.
Lëvizjet e Vavilis në Shqipëri
Dyshimet flisnin se prifti, agjenti, i kërkuari Vavilis, lëviz me makinën e një deputeti, të një ministri dhe ka mbrojtjen e zyrtarëve të lartë, që janë bashkëpunëtorë të tij në transfertat e parave dhe bizneset e paligjshme. Në një farë mënyre, deklarata e Agelatos vërteton qëndrimin dhe lëvizjet Apostol Vavilis në Shqipëri. "Njeriu me njëmijë fytyra, duke ndërtuar marrëdhënie me vendin fqinj, sillet, gjithnjë sipas burimeve të besueshme, të ketë gjetur strehë në Gjirokastër, ku edhe u pa para njëzet ditësh, fakt që u konfirmua edhe nga burime shumë të larta gjyqësore ditët e fundit". Kështu shkruante media helene për të kërkuarin "fajde". Sipas të njëjtave burime, Vavilis tani mund të gjendej në Itali. Aktiviteti i tij nga 1993 deri më 1999 ka përcaktuar edhe vendin se ku fshihet, përderisa rajoni më i gjerë i Ballkanit i ofron siguri, por edhe mundësinë e informimit për atë që ndodh në Greqi, lidhur me hetimet rreth tij.
Makina e deputetit
Me makinë deputeti dhe pasaportë kosovare, lëvizjet e tij brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, kryheshin me makinën e një deputeti minoritar, ndërkohë që informatat e sjellin Vavilin që në atë periudhë të paraqitej e të qarkullonte me pasaportë kosovare, e cila ende nuk dihet se nga është marrë. Duke siguruar mbështetjen e Alimuçajt, shkruan gazeta greke, ai paraqitej në Greqi nëpërmjet firmës së ligjshme “ELTHORNE”, duke qenë “kujdestar” i shumave kolosale të firmës VEFA. Ai ka hyrë në marrëveshje për blerjen e 50 për qind të firmës AVIATOR, blerjen e të paktën dy anijeve (“VLORA” dhe “PORT OF DURRES”), një hoteli, por edhe blerjen e firmës PENSTEN (filial i firmës së ndërtimit Dar-Al Handsah. Marrëdhëniet e Vavilit me firmën “VEFA”, por edhe me presidentin e saj, Vehbi Alimuça, ishin të drejtpërdrejta dhe për këtë arsye, ai u mor edhe me investimin e parave të firmës piramidale. Në këtë rast, ai ishte “bosi”! Në rastin e firmës “CENAJ Company”, pronarin e së cilës Lefter Cenaj, nuk e njihte personalisht. Atje ai ishte thjesht transportuesi i parave.
Arrestimi i agjentit e mundësitë e ekstradimit në Athinë
ITALI- Shefi i Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë italiane, Armando Nanei, ka deklaruar para dy ditësh se kur u arrestua Apostolos Vavilis, kishte me vete një pasaportë greke të rregullt me numër A109720, me ermin Antonis Ajvaliotis, e cila ishte lëshuar në Shtator të 2003 nga prefektura e Athinës. Kjo bëhet e ditur në një kronikë të televizionit grek ERT, në të cilën thuhej se Vavilis kishte mbërritur të enjten në Bolonjë dhe kishte kaluar natën në një lagje të thjeshtë të qytetit italian në shtëpinë e një mikeshe të tij, Letisia Tadei, 64 vjeçe. Vavilis kur u arrestua kishte qenë i paarmatosur dhe nuk kishte kundërshtuar arrestimin e tij. Të vetmen gjë që kishte kërkuar ishte që të vishte rason e murgut. Sipas së përditshmes greke Elefterotipia, Vavilis ka tre mundësi për procedimin e tij. E para dhe më e paarritshmja është ajo e ekstradimit të tij në Greqi. E dyta është qendrimi në Bolonja, ndërsa mundësia e tretë është dërgimi i hetuesve grekë në Bolonja. I shumëkërkuari, Apostolos Vavilis përfundoi të shtunën në mëngjes në burgun “Goçi” të Bolonjës. Ministri i Drejtësisë Anastasios Papaliguras theksoi se autoritetet greke do të ndërmarrin menjëherë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të arritur ekstradiminn e Vavilisit në Greqi. “Ne do të ndërrmarim të gjitha veprimet e mundëshme që ta sjellim Vavilisin në Greqi, ka deklaruar për mediat helene ministri Papaliguras. Nëse do t’ia arrijnë ai ka për të pasur një gjykim të drejtë si çdo qytetar helen”.
Prokuroria shqiptare do kërkojë deklarimet e tij për transfertat
TIRANË- Pas arrestimit të të shumëkërkuarit kombëtar, ish-agjentit sekret grek Apostolos Vavilis, prokuroria shqiptare po përgatit proçedurat ligjore për t’u njohur me pjesë të dëshmisë, që do të japë ai para hetuesve helenë. Mësohet se prokurorisë së vendit tonë do t’i interesojë të njihet me pjesë të deklarimeve të Vavilisit, lidhur me transfertat e parave të firmave piramidale. Lajmi është bërë i ditur para dy ditësh për gazetën “Metropol” nga burime kofidenciale të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se është mjaft e nevojshme njohja me deklarimet e tij rreth transfertave të parave të ish-firmave rentiere që falimentuan në vitin 1997, ku dyshohet se është i implikuar në shuma të mëdha. Ndërsa, burime zyrtare pranë këtij institucioni, të pyetura nuk kanë preferuar të prononcohen rreth këtij momenti të hetimit për transfertat e parave jashtë shtetit, konkretisht në Greqi të firmave piramidale.
Vizitat e Sollakut dhe Zamir Shtyllës në Athinë për Vavilis
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm shqiptar, Theodhori Sollaku, më 1 prill 2005, vizitoi Athinën. Burime të besueshme bëjnë të ditur se vizita zyrtare e shefit të akuzës, kishte në axhendë një numër të konsiderueshëm çështjesh dhe dosjesh të përbashkëta. Nuk do të ishin jashtë vëmendjes së takimeve të Sollakut, hetimet për piramidat, episode të të cilave kanë sjellë fakte të reja në muajt e fundit. Transfertat e parave në miliarda, ku janë përfolur si të implikuar ministra e deputetë, pohohet se ishin pjesë e punës së kryeprokurorëve të dy vendeve. Agjenti Vavilis, "sipërmarrësi" i çuditshëm që shfaqet çdo javë në një nga ish-skemat piramidale, si biznesmen, nënkontraktor, ka futur në lojë dhe deputetë e pushtetarë të vendit fqinj. Ky ishte takimi i dytë në harkun e gjashtë muajve mes drejtuesve të prokurorive të Greqisë dhe Shqipërisë. Vetëm një muaj më parë u nis drejt Athinës dhe shefi i antimafias shqiptare, Zamir Shtylla. Marrja në pyetje e Lefter Cenajt, ish-president i Ce&Co, që, aktualisht vuan dënimin e dhënë nga gjykata e Janinës, ishte një nga detyrat që pritet të mbarojë në vendin fqinj, kreu i luftës kundër krimit të organizuar. Shtypi grek, e më pas ai shqiptar, kanë përfolur ministrin Arben Malaj dhe deputetin Kristo Goxhi, të implikuar në transferimin në Greqi të mbi 50 miliardë dhrahmive në vitet ‘97-‘99. Ndërsa edhe kreu i gjykatave nuk mungoi në disa vizita të njëpasnjëshme.