Bubullima e Joseph

25/04/2005 Në Amerikën Latine, lëvizjet pentekostale janë në fazë demi. Sipas të dhënave të “Los Angeles Times”, në Guatemalë 40 përqind e popullsisë deklarohet evangjeliste. Brenda 2050, Brazili mund të jetë gjysëm protestant. “Me Benediktin XVI-të do të vazhdojë dimri i Kishës. Sigurisht që nuk do të jetë një Papë që do e duam”. Kështu e ka komentuar Leonardo Boff, zgjedhjen e kundërshtarit të tij teologjik, Joseph Ratzinger. Prift 66-vjeçar brazilian, Boff është paraarëdhësi i teologjisë së çlirimit së bashku me peruanin Gustavo Gutierrez. Një aleancë midis guerriljes maoiste dhe “priftërinjve të varfër”, devocion folklorik dhe socializëm kristianuez, personalizëm new age dhe paganizëm me aspekte dioniziake. Në vitet Shtatëdhjetë, me mjekërr dhe numizmatist, Boff akuzonte Vatikanin për “mëkat kulturor” dhe predikonte “një utopi të re erotike”.
Në vitin 1994 bëri publike marrdhënien e tij me një sekretare dhe tha se “vendi që i takon religjionit është utopia”. Pastaj hosanatë për Presidentin brazilian Lula, “Noèja brazilian” dhe eiaeiaalalà-të për venezuelianin Hugo Chavez, “një njeri që lufton kundër oligarkive”. Do të donte që Ratzinger “të mendonte më pak për Kishën dhe më shumë për njerëzimin vuajtës”. Sot përfaqëson të kaluarën e Amerikës Latine. Falë Ratzinger, në vitin 1984, Ratzinger u ngarkua të zgjidhë kundërshtinë e teologjisë së çlirimit. “Nëqoftëse, Bibël dhe Traditë në dorë, kërkohet të denoncohen deviacionet, menjëherë je i etiketuar si “shërbëtor”, “laké i klasave dominuese”. Pasi ka thirrur Boff në Vatikan, e ndëshkoi me 11 muaj “heshtje të respektueshme”.
Tha, se e keqja e ka folenë në “shënjtërimin e politikës”. Dënoi “kishën e popullit” të mbështetur nga “intelektualë të formua në Perëndimin e pasur” dhe admirues të shkretëtirës sovjetike: “Miliona bashkëkohës tanë, aspirojnë në mënyrë legjitime të gjejnë liritë themelore, prej të cilave janë privuar nga ana e regjimeve totalitare dhe ateiste që kanë marrë pushtetin me rrugë revolucionare e të dhunshme, pikërisht në emër të çlirimit të popullit. Nuk mund të injorohet ky turp i kohës sonë. Njerëz që bëhen bashkëpunëtorë skllavërimesh të ngjashme, tradhëtojnë të varfërit, të cilëve synojnë t’u shërbejnë”. Të shumtë priftërinjtë e lidhur në ato vite me sandinistët e Nikaraguas, të cilët Boff i ngrinte në qiell sepse “kanë preferuar vdekjen ndaj nënshtrimit”. Në kthimin nga Moska në vitin 1987, prifti brazilian e përshkroi regjimin komunist si “shoqëri të shëndoshë e të pastër, ku askush nuk ndjehet asnjëherë i persekutuar”. Ratzinger e dënoi këtë dalje si “iluzion pak kristian të mundësisë për të krijuar një njeri dhe një botë të re jo me thirrjen e secilit në konvertim, por duke modifikuar strukturat sociale”.
Origjina “programesh shekullariste çlirimi” të ngjashme, gjendet në “harresën e trashendencës hyjnore, që jo vetën e boshatis nga brenda kristianizmin, por i çon të gjithë në situatën tragjike bashkëkohore që e njohim mirë. Nëqoftëse e kërkojmë të vërtetën e kristianizmit vetëm tek e natyrorshmja dhe jo edhe tek e mbinatyrshmja, e privojmë fenë nga premisa e sal origjinale dhe e presim njeriun, karakteristika e të cilit është pikërisht ajo e tejkalimit të natyrës”. Teologjia e çlirimit është “një miksturë midis Biblës, kristologjisë, politikës, sociologjisë, ekonomisë”, një “fanatizëm entuziast që shenjtëron revolucionin duke përzier Zot, Krisht, ideologji”. Në shkurt 1985, nga aeroporti peruan i Piura, përpara gjysëm milioni personash, Wojtyla bëri thirrje për një “purifikim” nga devocionet popullore dhe fundin e “politizimit të Ungjillit”. Në vitet tetëdhjetë, në një intervistë për vatikanistin Vittorio Messori, Ratzinger thotë: “Çlirimi duket flamuri i të gjitha kulturave aktuale“.
Vetëm ku markiszëm – leninizmi nuk është në pushtet, ka akoma ndonjë që i merr seriozisht “të vërtetat shkencore” iluzive të tij. Në vitin 1984 numëroi të këqijat e kësaj teologjie të varfër, veshur me demagogji: shpresa bëhet “besim tek e ardhmja”, tradita judaiko kristiane “profetizëm pa Zot”, bamirësia “opsion për të varfërit dhe eukarestia “festë çlirimi, shpresë politiko – mesianike”. Në këtë mënyrë, “ortornorma bëhet kështu ortodoksia e vetme e vërtetë”.
Inagurohet Papa Benedikti XVI
Në fjalimin e tij inaugurues në Vatikan, Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për unitet midis të krishterëve nën drejtimin e një bariu. Duke folur para qindra mijëra vetëve në një meshë të hapur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa i dërgoi përshëndetje rrymave të tjera të krishtera si dhe popullit hebre i cili tha ai, ndan të njëjtën trashëgimi shpirtërore. Ai tha se nuk do të prezantonte një program drejtimi për kishën, por do të dëgjonte vullnetin e zotit dhe do të udhëzohej prej tij. Ai shprehu shqetësim për ndikimin e shekullarizmit, duke thënë se shkretëtirat e abandonimit, vetmisë dhe varfërisë, po rriteshin pasi shkretëtirat e brendshme ishin zgjeruar së tepërmi.
Të gjithë Benediktët që i kanë paraprirë Ratzingerit
Benedikti XVI-të; shumë kanë menduar për Benediktin nga Norcia, shenjtori i murgjërizmit dhe i evangjelizimit të Europës barbare. Ndoshta, bile ka të ngjarë. Por kurioziteti është se nga këndvështrimi i vazhdueshmërisë pontifike, “konservatori” Ratzinger ka marrë të njëtin emër me ata që kanë qenë dy prej papëve më “progresistë” në të gjithë historinë e Kishës përpara Gjonit XXIII-të: Benedikti XIV-të, papa që thoshte fjalë të pista, dhe Benedikti XV-të, “Papa pacifist”.
Ky i fundit, në atë kohë gjenovezi Giacomo Della Chiesa, nga ana e tij që “Papa gjerman”, por në një kuptim thellësisht metaforik. “Pape boche” e kishin ripagëzuar në Francë dhe “The Kraut pope” në Angli, për dënimin e tij të vazhdueshëm ndaj Luftës së Parë Botërore, e cila kish filluar dy muaj përpara zgjedhjes së tij, dhe për thënien e shprehjes së famshme të “masakrës së kotë”. Por edhe në Gjermani e kishin quajtur “der französische Papst”. Gjatë mbretërimit të tij, i zgjatur deri më 1922, i dha fund edhe persekutimeve antimoderniste të Piu X-të, kërkoi pajtimin me shtetin italian, mbështeti partinë Popullore të Don Luigi Sturzo dhe nxorri edhe enciklikën “Maximum illud” që i jepte hapësirë klerit indigjen në misione dhe distancohej nga kolonializmi.
Në të njëjtën kohë, pothuajse e çoi në falimentin Kishën për t’u ardhur në ndihmë viktimave të luftës, deri në Rusinë sovjetike, ku uroi një pajtim midis katolicizmit dhe ortodoksisë. Bolonjezi Benedikti XIV-të mbretëroi midis 1740 e 1758 dhe emri i tij i vërtetë qe Prospero Lambertini. “Kardinal Lambertini” titullohej komedia e famshme kushtuar atij në vitin 1905 nga Alfredo Testoni, i bërë më pas kalë beteje i aktorit Gino Cervi. Me një përbuzje të etiketës që nuk do të rishihej më deri tek Gjoni XXIII-të, pëlqente të përzihej me popullin, të cilin e adhuronte në veçanti për batutat e tij. “E thoni sikur të bëhej fjalë për një frat!”, komentoi një herë mrekullinë e atij që i kish referuar për një motër shtatzanë. “Papa komandon, kardinalët nuk binden dhe populli bën atë që i thotë mendja”, qe një përkufizim i tij për shtetin pontifik. Dhe një frati që i kish anonçuar sesi tri vjet më parë kish lindur Anikrishti: “Ah! Në këtë rast do t’ia lë problemin pasuesit tim!”. Shpesh mirësia e tij binte në gjuhë të pacipë dhe vecanërisht përsëriste “caz!”, në bolonjezçe. “Caz!, Çfarë rinie e bukur!”, shpëtheu njëherë ekstazik gjatë një vizite në një konvent rishtaresh.
Kur i thanë se kjo fjalë nuk ishte e denjë për rrobën që mbante, tregon legjenda, ai u ishte përgjigjur se përkundrazi, pikërisht parapëlqimi i Vikarit të Pjetrit e shenjtëronte dhe se kështi i jepte indulegjencë plenare, kujt e thoshte 10 herë në ditë. Fjalët e pista menjanë, hoqi tarifat mbi grurin, tentoi reformën e jezuitëve dhe u ofroi qeverive laiciste revokimin e privlegjeve klerikale më anakronike, në shkëmbim të një likuidimi në pará. Veç kësaj, qe në korrespondencë të përzemërt me protestantët anglezë, me Kryeministrin antiklerikal portugez, Markezin di Pombal, me ortodoksen Katerinë e Rusisë, deri dhe me Voltaire. Edhe në Shtatëqindën qe një Papë tjetër Benedikt alla Gjoni XXIII-të: ai i XIII-të, në atë kohë i quajtur Pier Francesco Orsini, puliez dhe domenikan.
I bërë i ri Peshkop dhe Kardinal falë manovrimeve të familjes së tij të fuqishme, por kundër vullnetit të vet, një herë, tashmë Arqipeshkëv i Benevento, pothuajse vdiq nga të ftohtët pse i dhuroi rrobat e tij një lypësi që po dridhej në dëborë, stil Shën Martini. Kur vdiq nuk desh që të binin këmbanat, për të mos shqetësuar karnavalin e romanëve. Megjithëse informacionet janë të pakta, duket se i të njëjtit brumë kanë qenë romani Benedikti IV-ët (900-903). Trevizani i Bekuari Benedikti XI-të (1303-1304) dhe francezi Benedikti XII-të (1335-1342) qenë në fakt papë pacifistë alla Benedikti XV-të. I pari, bir i një rrobalarëseje, pasi kish ndërmjetësuar si gjeneral i domenikanëve një armëpushim të vështirë midis Anglisë dhe Francës, kërkoi nga Papa ta riformonte konfliktin midis Kishës dhe Francës të shpërthyer nga mosmarrëveshjet midis Bonifacit VIII-të dhe Filip të Bukurit. I dyti, djali i një mullixhiu, qe papa i parë avinjonas që kërkoi pajtimin me romanët. Romani Benedikti I-rë (575-579) dhe Shën Benedikti II-të (684-685) qenë në fakt të rëndësishëm për afirmimin e rolit pontifik: njëri mori në fakt nga Perandori Justinian II-të kryqin e artë, dëshminë më antike të thesarit të Shën Pjetrit; tjetri e bindi Perandorin bizanti të hiqte dorë nga konfirmimi i zgjedhjes papnore.
Është edhe një Benedikt VII-të roman (974-983), armik i simonisë dhe ungjillizues i popujve sllavë. Më më të mirët e historisë papnore në listën e gjatë të Benediktëve ka edhe të këqinj. Veletrani Benedikti X-të (1058-1059) qe faktikisht një antipapë, i zgejdhur nga fisnikët romanë në kundërvënie të reformatorit Nikolò II-të. Benedikti V-të Gramatikanti, një roman i kënduar i imponuar në vitin 964 nga një kryengritje popullore dhe i rrëzuar në vitin 965 nga Perandori, është hequr së fundi në vitin 2001 nga lista e papëve legjitimë të Vjetarit Vatikanor. Romani Benedikti III-të (855-858) pse ka qenë viktimë e rastësishme puçit të antipapës Anastas i tregua nga legjenda si pasuesi i mitikes Papeshë Xhovana dhe romani Benedikti VI-të (973-974) përfundoi deri i mbytur në burg nga antipapa Bonifaci VII-të, i cili e kish përmbysur. Bukuria është se, nganjëherë dy ekstremet bashkëjetonin në të njëjtën familje.
Për shembull, nga fraskatanët Kontë të Tuscolo, erdhi Benedikti VII-të (1012-1024), antisimoniak i tërbuar, idhtar i beqarisë ekleziaste dhe, nga ana e tij, ndërmjetësues pacifist midis Francës, Burgonjës dhe Perandorisë. Por nipi i tij, Benedikti IX-të u zgjodh më 1032 pa i mbushur të njëzetat, dikush thotë bile 12 vjeç. I përkufizuar “hajdut, vrasës dhe libertin” nga vetë pasuesit e tij, u hoq nga një revoltë popullore më 1044, u kthye në fron më 1045, veç për t’ia shitur menjëherë vendin Gregorit VI-të, rimarrë sërish me forcë më 1047 dhe për t’u përzënë përfundimisht nga perandorakët më 1048.