E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Berisha, katër vitet e pasurisë

Si paraqitet pasuria e deklaruar e familjes kryeministrore, pas mandatit të parë qeverisës


Kur tre vite më parë, në gusht 2006, Argita Malltezi (Berisha) do të deklaronte se ishte pronare e një numri të madh shtëpish në vlerën mbi 606.000 euro, shumëkush mbeti i habitur.


Babai i saj kishte vetëm disa muaj si Kryeministër i vendit dhe banonte në një apartament ende të palegalizuar, ndërsa e bija që kishte punuar më së shumti jashtë vendit, zotëronte 6 apartamente, me sipërfaqe nga 100-200 m2, vilë në Gjirin e Lalzit, 3000 metër katrorë tokë në Priskë, një dyqan etj.


Në presionin e publikut dhe të opozitës, vajza e Kryeministrit u shpjegua se këto ishin prona të blera me të ardhurat e marra që nga viti 1998 nga pagat e saja dhe të bashkëshortit. Sipas deklarimeve të bëra në verë 2006, Argita kishte fituar vetëm në Kosovë, në punën pranë UNMIK-ut, rreth 720 mijë dollarë.


Shifra sa të pabesueshme për origjinën, aq edhe humorndjellëse, që përfunduan edhe në korridoret e OKB-së se si mund të bëhesh milioner në OKB, duke qenë vajza e Kryeministrit. Por, babai ishte i varfër, sepse në 2005-ën kishte bërë vetëm 1.5 milionë lekë, edhe kjo në emër të gruas. Të gjitha paratë i kishte siguruar nga paga e tij në Kuvend dhe në Kryeministri.


Një vit më vonë, në 2006-ën, falë "kurnacërisë" për të harxhuar lekë, thoshte se kish mbledhur rreth 3.680 euro, asnjë pronë dhe pasuri, dhe sërish kishte përfituar gjatë 2006-ës rreth 2.5 milionë lekë të depozituara në bankë në emër të bashkëshortes. Një vit më vonë, në 2007-ën, ndodh aktiviteti i madh real-estate në familjen Berisha.


Kryeministri merr "borxhin" prej 2.1 milionë lekësh që i kishte dhënë vite më parë vajzës, ndërsa ajo shet katër apartamente që kishte në pronësi. Pas dy viteve në postin e Kryeministrit, Berisha deklaronte se kishte humbur nga llogaria rreth 3 milionë lekë të vjetra, por nga ana tjetër kishte shtuar në njërën llogari rreth 6 mijë euro.


Biznese edhe në vitin pasardhës 2008. Argita Malltezi, mbyll kredinë mbi 138 mijë euro me një bankë greke dhe fiton jo vetëm nga zyra e avokatisë, por edhe nga mësimdhënia.


Për herë të parë, Shkëlzen Berisha ka deklaruar pasurinë vjet, duke u shprehur se vetëm nga ndërmjetësimi në shitblerje ka fituar mbi 82 mijë euro, të deklaruara si të shtuara në një bankë. Sa i përket Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, ai vetëm rrogën ka patur...


Pasuritë e (pa)deklaruara


Imagjinoni të keni 300 mijë euro kredi bankare për të shlyer. Të bën akull vetëm ideja e madhësisë së këstit mujor, që në këtë rast është llogaria e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili pa pyetur për krizën financiare, apo edhe atë private (dorëheqja si ministër pas gjëmës së Gërdecit), vijon të mbajë mbi kurriz një borxh të tillë.


Është përmendur rasti "Mediu", sepse tre vite më parë ai bëri lajm, ngaqë duke u deklaruar si i pastrehë, kërkoi te një bankë private "borxh" 4.480.000 lekë, kur të ardhurat e tij vjetore së bashku me bashkëshorten, tejkalojnë vlerën prej 2 milionë lekësh.


Tani, pazari i kredive të Mediut dhe të të tjerëve është rritur me zero, ashtu si dhe pasuritë e tjera. Të gjitha vetëm për katër vite, aq sa zgjat një mandat qeverisës, kur ke në dorë gjithçka që të jep pushteti. Por zyrtarët tanë janë të varfër.


Deklarojnë vetëm rrogën, pjesëmarrjet në borde, ndonjë pronë të vockël dhe pa shumë pretendime. Por, populli, që për çdo vit merr lajmet për pasuritë e tyre nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, haste ngado që shkon me pasuritë e padeklaruara të zyrtarëve të lartë.


Vila, toka, biznese, në emra të të tretëve, të cilët nuk kanë detyrim ligjor për të deklaruar pasuritë, sepse nuk janë në listën e ILDKP-së. Kështu vijon vit pas vit rituali qesharak i (mos)deklarimit të pasurive dhe ajo çka ofrohet zyrtarisht është një shpurë zyrtarësh që nuk arrin të "mbyllë" muajin, kur në fakt janë ata që kanë kapluar monopolet ekonomike të vendit, diktojnë tregjet, vendosin çmimet, fitojnë koncesionet dhe vjelin përqindjet e pasurive të patundshme.


Dhe pa patur asnjë pasojë ligjore, sepse e kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor, duke (mos) deklaruar pasurinë.


Fatmir Mediu
2005
Depozitë banka
"Italo-Shqiptare", 65.000 euro
Llogari rrjedhëse "Raiffeisen bank"
Paga në Ministrinë e Mbrojtjes, 502.732 lekë
Paga si deputet, 1.170.000 lekë
Paga e bashkëshortes në Presidencë, 584.852 lekë
Të ardhura nga shitja e
Apartamentit, 65.000 euro
Kredi për strehim, 4.480.000 lekë.

2008
Apartament 220 metra katrorë, 186.000 euro
Paga si ministër, 1.593.735 lekë
Dieta si ministër të kursyera, 300 000 lekë
Paga e bashkëshortes, 932.250 lekë
Shpërblime, 42.000 lekë
Kredi strehimi në vlerën 300.000 euro, shlyerje 9.134 euro
Shlyerje kredie, 142.200 lekë


Lulzim Basha


2005
Të ardhura nga paga
dhe komisionet, 588.180 lekë
Të ardhura nga paga e
bashkëshortes, 12.000 euro për 4 muaj.

2008
- Të ardhurat nga paga si ministër i Jashtëm, 1.590.924 lekë
- Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit, 21.000 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në fondacionin EWPPP në Holandë, 29.753 euro
- Shitje e apartamentit në Golem, Aurela Basha, 45.000 euro
- Paguar një pjesë për blerjen e një apartamenti në Qerret, 40.000 euro

Jemin Gjana


2005
Llogari bankare "Credins", 1100 euro
Të ardhura nga paga
e shpërblime,
2.5 mln lekë
Kredi, 5 mln lek
Hua individuale, 10 mijë $

Jemin Ramadan Gjana


2007-2008
Paga e shtesa, 1.584.739 lekë
Paga e bashkëshortes, 819.077 lekë
Paga (Armand Gjana), 54.420 lekë
Kredi bankare, 10.000 euro
Kredi + interesat, 7.2 milionë lekë, shlyer 289.000 lekë

Ritvan Bode

2005
Kursime nga të ardhurat
vjetore, 600.000 lekë
Shitje autoveturë, tip "Benz", 300.000 lekë
Të ardhura nga paga dhe
shtesa si deputet, 984.000 lekë
Të ardhura nga paga në ministri, 503.000 lekë
Bashkëshortja, Eglantina Bode,
të ardhura nga paga, 793.000 lekë
Kredi si i pastrehë, 2.300.000 lekë

2008


- Llogari rrjedhëse në "Raiffeisen Bank, e shtuar me 78.246 lekë
- Llogari rrjedhëse në "Credins Bank", e pakësuar me 1 milion lekë
- Llogari rrjedhëse në "SanPaolo Bank", e pakësuar me 1.328.636 lekë
- Llogari rrjedhëse në "SanPaolo bank", e pakësuar me 1953 euro
- Depozitë "Alpha Bank", e shtuar me 4 milionë lekë
- Borxh i dhënë nga viti 2000, i pakësuar me 2 milionë lekë
- Blerje apartamenti në Qerret, 2.4 milionë lekë
- Të ardhurat nga paga, shtesa, shpërblime, 1.850.911 lekë
- Të ardhurat nga paga, shtesa e pensioni, Eglantina Bode 1.183.453 lekë
- Të ardhura nga pensioni familjar, Eralda Bode 9.672 lekë
- Kredi për apartament banimi, 126 mijë lekë
- Kredi konsumatore, 1.112 euro


Argita Berisha, pasuria në 2005-ën

Apartament dhe vend parkimi 188 m2, në rrugën "M. Matohiti", kati i 8, i paregjistruar edhe i blerë në vitin 2002. Vlera 125.000$. Zotëron ½ e tij.
Apartament dhe vend parkimi 141m2, rruga "M. Matohiti", kati i 4, blerë në vitin 2002 dhe i paregjistruar. Vlera 100.000 $. Zotëron ½.
Dyqan në rrugën "H. Dalliu", 33 m2, blerë në vitin 2003 26.000 euro. Zotëron ½.
Gjysmë vile në bregdet, tek Gjiri i Lalzit, 166 m2. Blerë në vitin 2003, e paregjistruar. Vlera 56.000 euro, zotëron ½.
3000 m2 tokë në fshatin Priskë, blerë në vitin 2004. Vlera 6 milionë lekë. Zotëron ½.
Apartament në "European Treade Center", 120 m2, e paregjistruar. Blerë në vitin 2005 me kredi 150.000 euro. Zotëron ½.
Apartament tek rruga "Dëshmorët e 4 shkurtit", 200 m2, blerë në vitin 2005, ende n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›