E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmenit i marrin kasafortën me 40 mijë euro

TIRANË- Vidhet banesa e pronarit të një lokali Tiranë, autorët marrin një sasi prej rreht 40 mijë euro, një sasi lekësh, si dhe disa dokumente pronësie. Persona të pa identifikuar, kanë hyrë dje rreth mesditës në banesën e Dilaver Reçit, i njohur në Tiranë si njëri prej pronareve të një lokali të njohur në rrugën e "Kavajës", gjatë mesditës së djeshme, dhe nga aty kanë arritur të marrin shumën e konsiderueshme të lekëve.


Grabitësit, kanë arritur që të marrin shumën e lekëve duke marrë kasafortën e biznesmenit. Nga vetë i dëmtuari është parë që në kasafortë përveç shumës së lekëve janë marre dhe disa dokumente pronësie me rëndësi dhe sende të tjera. Grabitja e banesës është konstatuar nga vetë pronari i njërit prej lokaleve të njohura në rrugën e "Kavajës", ku në momentet që ka ndodhur ngjarja mësohet të ketë qenë në lokalin e tij.


Denoncimi është kryuer nga vetë Reçi, në komisariatin e Policisë nr.2, kur ka konstatuar vjedhjen e banesës, ku dhe më pas kanë nisur hetimet për të zbardhur skemën e grabitjes nga persona të pa identifikuar.


Pas denoncimit të grabitjes, në banesën e familjes Reçi, kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë marrë në pyetje edhe fqinjët e të dëmtuarit. I pari që është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ka qenë vetë pronari i shtëpisë ku u realizua dhe grabitja e më shumë se 40 mijë eurove.


Por skema e vjedhjes ka qenë e menduar mirë, për shkak se personat që e realizuan atë nuk janë dëgjuar as nga ato pak banore që gjendeshin në ato momente në pallat. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›