Xhindi, Ina Rama: Pistat hetimore janë sekret
Kryeprokurorja Ina Rama ka refuzuar dje të komentojë hetimet e organit të akuzës për ekzekutimin e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Numri një i akuzës, duke dalë dje nga një takim për krijimin e disa njësive hetimore, tha se pistat hetimore për ngjarjen janë sekrete dhe nuk dëshironte të jepte asnjë koment. "Nuk mund t‘ju them asnjë pistë, mund t‘ju them se po punohet fort dhe me një përkushtim maksimal", tha numri një i akuzës. Prokuroria e policia janë të rezervuara në dhënien e detajeve mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në mbrëmjen e 2 majit në Roskovec të Fierit. Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, u vra afër portës së shtëpisë së tij nga një person, i cili ka qëlluar me breshëri automatiku në një distancë të afërt prej 7 metrash larg viktimës.