Këshilli Iniciativ kërkon dorëheqjen e Mitrovskit pas falsifikimeve

Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
Këshilli Iniciativ për ndryshime në Federatën e Futbollit të Maqedonisë të mërkurën në ambientet e Holidej In-it ka mbajtur konferencë për mjetet e informacionit, ku kanë shpalosur pakënaqësitë e tyre për skandalet e fundit që dridhen Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Në këtë takim përvec Emil Bozhinovskit, Koco Dimitrovski, Jovce Xhipunov dhe Masar Omeragiq, të pranishëm ishin edhe gjashtë Lidhjet Futbollistike Komunale (LFK- Gazibaba, LFK- Kumanovë, LFK- Shtip, LFK- Ohër, LFK- Manastir) dhe LFK –Tetovë ishte e përfaqësuar nga Nexhbedin Sinani. "Jemi tubuar këtu për të shprehur pakënaqësitë tona lidhur me skandalet e fundit në FFM. Kujtoj se është koha e fundit që Lazar Mitrovski dhe Haxhi Risteski të japin dorëheqje dhe të shkojnë. Do të jetë shumë sportive nëse ata largohen, pas gjithë kësaj që ndodhi në FFM. Ata nuk kanë kredibilitet ta drejtojnë organizatën e futbollit të Maqedonisë, pas këtyre falsifikimeve të bëra. Patjetër duhet të shkojnë Mitrovski dhe Risteski", është shprehur njëri nga anëtarët e Këshillit Iniciativ, Emil Bozhinovski. Ndërkohë, anëtari tjetër i Këshillit Iniciativ, Masar Omeragiq thotë se nuk janë aspak të vërteta pohimet se është e përzier politika në futboll. "Janë bërë shumë parregullsi dhe kjo na ka shtyrë të ngremë iniciativën për të organizuar Kuvendin e jashtëzakonshëm dhe për të qenë këtu ku jemi. Gjithcka që do të bëjmë, do të jetë në kuadër të rregullave të FFM-së, pra sipas nenit 26. Koha është të vijnë njerëz të sinqertë në krye të Futbollit të Maqedonisë, e jo të vendosin dy-tre veta", tha Omeragiqi. Ndryshe, për tu mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm, Këshillit Iniciativ i duhet mbështetja e 8 lidhjeve futbollistike komunale dhe një periudhë kohore prej 45 ditësh.