Bellaj i Janinës eliminon Olimpiakosin e Rivaldos

Albania-sport - Janina e Arjan Bellaj i bën gjemën Olimpiakosit të Rivaldos në Kupën e Greqisë, duke e eliminuar ketë të fundit. Pas fitores në Janinë 2-0, skuadra e kategorisë së dytë greke është mundur 2-1, në një takim që zgjati 120 minuta, pasi koha e rregullt përfundoi 2-0 për Olimpiakos.
Arjan Bellai luajti për 120 minuta duke treguar një formë të shkëlqyer. Në të 36' Bellaj humbi një rast të mirë shënimi, ndërsa në të 54', Bellaj u ndëshkua me karton të verdhë.
Xhorxhevic shenoi golin e parë me penallti në minutën e 61, nderkohë që Babaginta dyfishoi resuzltatin ne të 73. Ndeshja kaloi në kohën shtesë. Për Janinën shënoi në minutën e 98 Nikopolidhi (një e djahthtë e fuqishme) që firmosi dhe kapitullimin e Olimpiakos dhe rezultatin 2-1.