Ekskluzive / Kreshnik Qato: Ja si po përgatitem për 3 marsin

Nga Altin B. Kodra
Albania-Sport - Vetëm 31 ditë e ndajnë nga beteja e radhës, ndeshja e 3 marsit 2007 me rusin Aleksandër Zajcev dhe Kreshnik Qato është në ethet e përgatitjes dhe të stërvitjes. Gjithsesi, i kujdesshëm si gjithmonë për marrëdhëniet me shtypin, Qato ka kortezinë që, në pauzat që i mundësohen gjatë ditës, t'i përgjigjet edhe disa pyetjeve në këtë intervistë ekskluzive për Albania-Sport.com. Boksieri durrsak tregon se, në përgatitje për këtë ndeshje, ai e ka zhvendosur bazën e tij stërvitore nga Londra, në Lion të Francës, kjo edhe falë ndihmës dhe mbështetjes që i jep sponsori i tij, Z. Ylli Ndroqi dhe kompania e tij "Yldon Sh.p.k.". Përvec aspektit të stërvitjes fizike dhe teknike, Qato rrëfen për Albania-Sport.com se ai po punon edhe në drejtim të studimit të kundërshtarit dhe kjo po bëhet falë kasetave të dy ndeshjeve të fundit që kundërshtari i tij i 3 marsit 2007, rusi Zajcev, ka zhvilluar dhe thekson se ai është një boksier mjaft teknik. Por Qato e shikon forcën e tij si epërsi në këtë duel ndaj teknikës së rusit dhe, duke vazhduar më tej, shprehet i lumtur që mosmarrëveshjet me ish-menaxherët e tij të mëparshëm, janë sqaruar me një shtrëngim duarsh. Së fundmi, Qato shprehet mjaft i motivuar edhe nga mbështetja, përkrahja dhe përkujdesi që sponsori i tij, Ylli Ndroqi, tregon për të dhe për përgatitjet që po bëhen për evenimentin e 3 marsit 2007. - Cilat janë përgatitjet e Qatos për sfidën e 3 marsit 2007, kundër rusit Zajcev, që nga casti i largimit nga Shqipëria, më 12 janar, e deri më sot? - Pas një stërvitjeje të rregullt në palestrën ku unë stërvitem në Londër, së bashku me trajnerët dhe me sponsorizimin e Z. Ylli Ndroqi (i Yldon Sh.p.k.), vendosëm që të shpërngulesha në Lion të Francës, për të bërë një stërvitje ndryshe nga herët e tjera. Kam vetëm pesë ditë që jam shpërngulur dhe, që në ditën e dytë, kam filluar të bëj stërvitje dy herë në ditë; paradite bëjmë më shumë sprinte, kurse pasdite përqendrohem më shumë në anën teknike dhe përgatitjen fizike. Ky është programi që trajneri im francez, Nikolas, ka planifikuar për mua në dy javët e para të kësaj faze përgatitore katërjavore. - Përvec aspektit stërvitor, sa ka punuar Qato dhe stafi i tij stërvitor për të grumbulluar sa më tepër informacion mbi kundërshtarin dhe cilat janë pikat e forta dhe të dobëta që ju keni zbuluar te boksieri rus? - Z. Filip Fondu, i cili është edhe menaxheri im për momentin, ka arritur të sigurojë dy regjistrimet e ndeshjeve të fundit të rusit Aleksandër Zajcev. Të them të drejtën, për momentin, me studimin e ndeshjes dhe teknikës së tij po merremi seriozisht, pasi boksieri Zajcev është një boksier shumë teknik, por është akoma herët për të thënë se cilat janë pikat e dobëta të tij. Megjithatë, nga përvoja dhe gjykimi im, them se, për arsye se ai është një boksier teknik, përballja me një boksier force, sic jam unë, ndoshta do ta bënte të humbiste paksa kontrollin. Prandaj, me stërvitjen në Francë po përqendrohemi më shumë në rritjen e forcës, pasi sic dihet, edhe unë njihem më shumë si boksier teknik. - A kanë ndikuar negativisht te Qato spekulimet nëpër media mbi marrëdhëniet e kampionit shqiptar të boksit dhe ish-menaxherëve të tij të mëparshëm? - Tashmë kjo cështje është hedhur prapa shpine dhe e rëndësishme është që gjërat u qetësuan dhe u sqaruan. Megjithatë, jam i lumtur që cdo gjë mori fund me një shtrëngim duarsh midis nesh, pasi marrëdhëniet tona përpara këtij keqkuptimi kanë qenë të shkëlqyeshme, jo vetëm në aspektin e punës, por edhe në atë familjar. - Sa e ndjek sponsori juaj, zoti Ylli Ndroqi, ecurinë tuaj dhe cili ka qenë roli i tij në përgatitjet për betejën tënde të 3 marsit 2007? - Ashtu sic dhe e kam theksuar edhe më parë, Z. Ylli Ndroqi është një shembull shumë i mirë për biznesmenët shqiptarë, të cilët duan të kontribuojnë në sporte të ndryshme, pasi interesimi i tij është jo vetëm si sponsor, por edhe si një mik i mirë. Ishte Z. Ylli ai që mundësoi marrëveshjen për stërvitjen time në France dhe interesimi i tij është i përditshëm ndaj ecurisë stërvitore. Gjithashtu, ai ka shprehur dëshirën dhe interesimin për të qenë i pranishëm në javën e fundit përpara ndeshjes. Ky interesim i vecantë më bën që të jem akoma më i etur, me një dëshirë të madhe për të fituar. - Në cfarë faze janë përgatitjet për evenimentin e 3 marsit 2007, ku, përvec sfidës së Qatos me rivalin rus, do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të tjera? - Në fakt, me përgatitjen e këtij evenimenti po merret vetë Z. Ylli Ndroqi dhe stafi i tij, prandaj, sinqerisht, nuk kam asnjë ide për këtë që më pyesni, pasi jam i përqendruar në stërvitje.