E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Obama fillon pushimet verore në Masaçusets

Familja e parë amerikane filloi pushimet e para që nga koha kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, në ishullin e Martha Vineyard të Masaçusets.
Presidenti Barack Obama është duke ndjekur gjurmët e ish-presidentëve Bill Clinton dhe John F Kennedy duke zgjedhur vendpushimin ekskluziv, një destinacion tradicional për yjet e Hollivudit dhe politikanët.
Bizneset lokale kanë filluar tashmë kanë filluar krijimin e produkteve me markën Obama për të shënuar vizitën një javore të familjes presidenciale, duke përfshirë koktejet "Obamarita" dhe "Barack-O-tacos" të cilat në menunë ditore.
Presidenti, Zonja e Parë e Shba-së Michelle Obama dhe 2 vajzat e tyre janë duke qëndruar në fermën " Blue Haron" e cila ofron kuaj, një fushë golfi si dhe plash privat.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama është duke I hequr vet shpenzimet të llogaritura në rreth 25 mijë dollarë ose më shumë, për fermën të cilën ai e ka marrë me qera për pushimet e tij nga 23-30 gusht.
Disa kritikë kanë vënë në pikëpyetje faktin nëse presidenti duhet të merrte pushime, duke patur parasysh problemet ekonomike që po kalon vendi si dhe kundërshtimin e opozitës për planin e tij 1 trilion dollarë mbi kujdesin shëndetësor.
Të tjerë e kanë kritikuar atë sepse i është drejtuar një ishulli turistik në Masaçusets I njohur si një strehë për të pasurit dhe të famshmit.
Mbështetësit e tij theksojnë se Obama do të largohet vetëm për një javë dhe se nuk do të jetë larg çështjeve që shqetësojnë Shba-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›