Godo: Zgjedhjet, PR lista me vete

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe tashme jane ne prag, kane sjelle dhe riaktivizimin e strukturave te partive politike, per te filluar riorganizimin dhe pergatitjen per fushaten. Ne kete kuader, dhe republikanet tashme jane ne kerkim te instalimit te aleances me PD, per te qene pjese e koalicionit te perbere te djathte perballe socialisteve te Rames. Keshtu, brenda pak diteve republikanet pritet te nisin negociatat me demokratet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndonese shfaqi mospajtimin e tij me Kodin e ri Zgjedhor, Sabri Godi, presidenti i Asamblese se Partise Republikane, deklaron se "tani eshte momenti per konsolidimin e se djathtes dhe votave te saj". Por ai ka mohuar faktin se republikanet do te perfitojne ne kurriz te PD, nepermjet futjes ne listat e perbashketa. Per te, dalja me lista te vecanta e PR, eshte dhe prioritet per te matur forcen elektorale te kesaj partie, e favorizuar kjo dhe nga Kodi i ri, qe favorizon koalicionet e perbera. "Kjo nuk do te thote perfitim i republikaneve nga listat e kandidateve te Partise Demokratike", deklaroi Godo. Pavaresisht se lideri historik i republikaneve, beson ne nje mandat te dyte qeverises per te djathten, Godo deklaron se koalicioni duhet t'i beje mire llogarite. Kjo, pasi sipas tij, fitorja duhet te bazohet tek mireqeverisja dhe jo tek percarja e se majtes. Kjo percarje thekson ai, nuk do te thote qe e majta pas zgjedhjeve te mos kete mbledhur me shume vota se e djathta. "Koalicioni i djathte duhet t'i beje mire llogarite, pasi fitorja duhet te bazohet tek mireqeverisja dhe jo tek percarja e se majtes. Kjo percarje nuk do te thote qe e majta pas zgjedhjeve te mos kete mbledhur me shume vota se e djathta dhe te kete mundesine per te qeverisur", ka qene deklarata e liderit historike republikan.
Ne fund Godo u kujton forcave politike dhe qeverise, se kane perpara sfiden kryesore drejt integrimit euroatlantik: Realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ky eshte nje shans qe ne 2009-en nuk duhet humbur, kur sic nenvizon Godo, pritja e komunitetit nderkombetar per permbushjen e ketij kushti, ka arritur piken e ngopjes. A.G
Ne fund Godo u kujton forcave politike dhe qeverise, se kane perpara sfiden kryesore drejt integrimit euroatlantik: Realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ky eshte nje shans qe ne 2009-en nuk duhet humbur, kur sic nenvizon Godo, pritja e komunitetit nderkombetar per permbushjen e ketij kushti, ka arritur piken e ngopjes. A.G