E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Osmani,gati Beqiri dhe Dhëmbi

Vijnë pasojat e para të çështjes së ngritur nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, për shitje të ndeshjes së Kupës UEFA nga lojtarët. 

Kështu, Tefik Osmani është lënë i lirë të kalojë te Tirana, kurse Beqirit e Dhëmbit u është kërkuar të shkojnë të marrin letrat të hënën në klub. Ndërsa për Muzakën duket se presidenti dëshiron të nxjerrë “inatin”, duke mos e lënë të shkojë te Tirana, të paktën për momentin. Ndërkohë, presidenti Xhani, megjithëse e ka përjashtuar prej kohësh, ka akuzuar edhe Bledi Shkëmbin se ka gisht në shitjen e ndeshjes kundër Shiroki Brijeg. Vetë mesfushori konfirmon: “Xhani më ka akuzuar se unë i kam shitur ndeshjen, por kjo është një gjë absurde, sepse ndeshjen nuk mund ta shesin ata që janë në tribunë dhe për më tepër që unë nuk jam më lojtar i Partizanit. Xhani po kalon një situatë të vështirë ku gjithçka i ka rrëshqitur nga duart dhe tani nuk di ç’flet”, ka thënë mesfushori i Kombëtares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›