“Më shumë kujdes me fëmijët jetimë”
Punonjësit e qendrave të përkujdesit social duhet të tregojnë më shumë profesionalizëm me fëmijët që trajtojnë.
Ky është konkluzioni i nxjerrë nga 71 inspektimet e kryera prej shërbimit social shtetëror për gjashtë muajt e parë të vitit. Inspektimet kanë evidentuar nevojën e një pune më të mirë dhe të kualifikuar nga personeli. Nga të dhënat rezulton se, në 24 qendra ditore dhe 17 rezidenciale jopublike në vend janë trajtuar gjithsej 6 354 fëmijë. Shtëpitë publike dhe jopublike të jetimëve kanë pranuar, me vendim komisioni, 93 fëmijë gjithsej (54 fëmijë në institucionet jopublike dhe 39 fëmijë në institucionet publike). Numri i birësimeve të fëmijëve gjatë këtij viti shënon 16 fëmijë, ndërkohë që rreth 63 fëmijë të tjerë jetimë kanë fituar statusin e jetimit.